Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Zmadhimi gjatë luajtjes

Zmadhon fotot gjatë luajtjes.

  1. Shfaqni foton që dëshironi të zmadhoni dhe rrëshqisni levën W/T (zmadhim) drejt anës T.
    • Nëse fotoja është shumë e madhe, rrëshqisni levën W/T (zmadhim) drejt anës W për të rregulluar shkallën e zmadhimit.
  2. Zgjidhni pjesën që dëshironi të zmadhoni duke shtypur anën lart/poshtë/djathtas/majtas të rrotullës së komandimit.

Këshillë

  • Mund ta zmadhoni foton që po luhet me anë të MENU.
  • Mund ta zmadhoni foton edhe duke shtypur butonin .

Shënim

  • Nuk mund të përdoret funksioni i luajtjes me zmadhim me filmat.