Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Live View Display

Cakton nëse duhen shfaqur, ose jo, foto të modifikuara me efektet e kompensimit të ekspozimit, balancës së të bardhës, [Creative Style] ose [Picture Effect] në ekran.

  1. MENU (Custom Settings) → [Live View Display] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

Setting Effect ON (cilësimi bazë):
Shfaq Live View në kushte të ngjashme me si do të duket fotoja nëse zbatohen të gjitha cilësimet. Ky cilësim është i dobishëm kur dëshironi të shkrepni foto ndërkohë që kontrolloni rezultatet e fotos së shkrepur në ekranin Live View.

Setting Effect OFF:
Shfaq Live View pa efektet e kompensimit të ekspozimit, balancës së të bardhës, [Creative Style] ose [Picture Effect]. Me përdorimin e këtij cilësimi mund të kontrolloni lehtësisht kompozicionin e fotos.
Live View shfaqet gjithmonë me ndriçimin e duhur, edhe në modalitetin [Manual Exposure].

Shënim

  • Kur modaliteti i shkrepjes është caktuar në [Intelligent Auto], [Superior Auto], [Sweep Panorama], [Movie] ose [Scene Selection], [Live View Display] nuk mund të caktohet në [Setting Effect OFF].
  • Kur [Live View Display] është caktuar në [Setting Effect ON], mund të hasni vështirësi në kontrollimin e kompozicionit, pasi Live View Display mund të duket shumë i errët ose shumë i shndritshëm. Nëse ndodh një fenomen i tillë, caktojeni [Live View Display] [Setting Effect OFF]. Kur [Live View Display] është caktuar në [Setting Effect OFF], ndriçimi i fotos së shkrepur nuk do të jetë i njëjtë me atë të Live View së shfaqur.

Këshillë

  • Kur përdorni një blic të tretë, si p.sh. blic studioje, Live View Display mund të jetë i errët për disa cilësime të shpejtësisë së diafragmës. Kur [Live View Display] caktohet në [Setting Effect OFF], Live View Display shfaqet me ndriçim, kështu që mund ta kontrolloni lehtësisht kompozicionin.