Picture Effect
Zgjidhni filtrin e dëshiruar të efektit për të nxjerrë foto më mbresëlënëse dhe artistike.
- MENU → (Camera Settings) → [Picture Effect] → desired setting.
Të dhëna të artikullit të menysë
- Off (cilësimi bazë):
- Çaktivizon funksionin [Picture Effect].
- Toy Camera:
- Krijon pamjen e një fotoje të aparateve-lodër me kënde të hijezuara dhe ngjyra të theksuara.
- Pop Color:
- Krijon një pamje të ndezur duke theksuar tonet e ngjyrave.
- Posterization:
- Krijon një pamje disi abstrakte të kontrastit të lartë, duke theksuar fort ngjyrat kryesore ose në bardhezi.
- Retro Photo:
- Krijon pamjen e një fotoje të vjetruar me tone ngjyrash supje dhe kontrast të zbehtë.
- Soft High-key:
- Krijon foto me atmosferën e shënuar: të shndritshme, të qartë, të mjegulluar, të ëmbël, të butë.
- Partial Color:
- Krijon foto që ruan një ngjyrë të caktuar dhe i konverton të tjerat në bardhezi.
- High Contrast Mono.:
- Krijon foto të kontrastit të lartë në bardhezi.
- Soft Focus:
- Krijon foto të mbushur nga efekti i ndriçimit të zbutur.
- HDR Painting:
- Krijon pamjen e pikturës, duke theksuar ngjyrat dhe detajet.
- Rich-tone Mono.:
- Krijon foto bardhezi me gradacion dhe riprodhim të pasur të detajeve.
- Miniature:
- Krijon foto që nxjerr subjektin në pah në mënyrë dinamike dhe me sfondin e dalë së tepërmi nga fokusi. Ky efekt mund të vihet re shpesh në fotot e maketeve miniaturë.
- Watercolor:
- Krijon foto me rrjedhje të bojës dhe efekte turbullimi si të ishte pikturuar me bojëra uji.
- Illustration:
- Krijon foto të ngjashme me ilustrime librash duke theksuar konturet.
Këshillë
-
Mund të kryeni konfigurime të detajuara për modalitetet e mëposhtme [Picture Effect] duke përdorur anën majtas/djathtas të rrotullës së komandimit.
- [Toy Camera]
- [Posterization]
- [Partial Color]
- [Soft Focus]
- [HDR Painting]
- [Miniature]
- [Illustration]
Shënim
- Kur zgjidhet [Partial Color], fotot mund të mos e ruajnë ngjyrën e zgjedhur, në varësi të subjektit ose të kushteve të shkrepjes.
- Nuk mund t'i kontrolloni efektet e mëposhtme në ekranin e shkrepjes, pasi produkti e proceson foton pas shkrepjes. Gjithashtu, nuk mund të shkrepni foto tjetër derisa të mbarojë procesimi i fotos. Nuk mund t'i përdorni këto efekte për filmat.
- [Soft Focus]
- [HDR Painting]
- [Rich-tone Mono.]
- [Miniature]
- [Watercolor]
- [Illustration]
-
Në rastin e [HDR Painting] dhe të [Rich-tone Mono.], diafragma lëshohet tri herë për një shkrepje. Bëni kujdes me sa më poshtë:
- Përdoreni këtë funksion kur subjekti është i palëvizshëm ose nuk pasqyron dritën e blicit.
- Mos e ndryshoni kompozicionin përpara shkrepjes.
Kur kontrasti i skenës është i ulët ose kur ndodh dridhje e konsiderueshme e kamerës apo turbullim i subjektit, mund të mos keni mundësi të përftoni foto të mira HDR. Nëse produkti dikton gjendje të tilla, të shfaqet / në foton e regjistruar për t'ju vënë në dijeni për gjendjen. Nëse është e nevojshme, ndryshoni kompozicionin ose përndryshe rregulloni cilësimet, duke bërë kujdes me turbullimin dhe shkrepni sërish.