AEL me diafragmë (foto statike)
Cakton nëse duhet ndrequr ekspozimi kur shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë.
- MENU → (Custom Settings) → [AEL w/ shutter] → cilësimi i dëshiruar.
Të dhëna të artikullit të menysë
- Auto (cilësimi bazë):
- Fikson ekspozimin pas rregullimit automatik të fokusimit kur shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë kur [Focus Mode] caktohet në [Single-shot AF].
- On:
- Fikson ekspozimin kur shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë.
- Off:
- Nuk e fikson ekspozimin kur shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë. Përdoreni këtë modalitet kur dëshironi të rregulloni fokusimin dhe ekspozimin veç e veç.
Produkti vijon të rregullojë ekspozimin kur shkrepni në modalitet [Cont. Shooting] ose [Spd Priority Cont.].
Shënim
- Kur [Focus Mode] është caktuar në [Continuous AF] dhe [AEL w/ shutter] është [Off] ose [Auto], apertura fiksohet në çastin që shtypni deri në gjysmë butonin e diafragmës. Nëse ndriçimi ndryshon në mënyrë drastike gjatë shkrepjes së vazhdueshme, lirojeni një herë gishtin nga butoni i diafragmës dhe shtypeni sërish deri në gjysmë.
- Veprimi me butonin AEL ka përparësi mbi cilësimet e [AEL w/ shutter].