Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Cilësia (foto statike)

Zgjedh formatin e ngjeshjes për fotot statike.

  1. MENU (Camera Settings) → [Quality] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

RAW:
Formati i skedarit: RAW (regjistron me format ngjeshjeje RAW.)
Nuk kryhet procesim dixhital në këtë format skedari. Zgjidhni këtë format për të procesuar fotot në kompjuter për qëllime profesionale.

  • Madhësia e fotos përcaktohet në madhësinë maksimale. Madhësia e fotos nuk shfaqet në ekran.

RAW & JPEG:
Formati i skedarit: RAW (regjistron me format ngjeshjeje RAW.) + JPEG
Krijohet njëkohësisht foto RAW dhe JPEG. Kjo është e përshtatshme kur të duhen 2 skedarë fotosh, JPEG për shikim dhe RAW për redaktim.

Extra fine:
Formati i skedarëve: JPEG
Fotoja ngjishet në format JPEG dhe regjistrohet me cilësi më të lartë se me [Fine].

Fine (cilësimi bazë):
Formati i skedarit: JPEG
Fotoja ngjishet në format JPEG kur regjistrohet.

Standard:
Formati i skedarit: JPEG
Fotoja ngjishet në format JPEG kur regjistrohet. Duke qenë se raporti i ngjeshje në [Standard] është më i lartë se ai në [Fine], madhësia e skedarit në [Standard] është më e vogël se në [Fine]. Kjo do të lejojë regjistrimin e më shumë skedarëve në 1 kartë memorieje, por cilësia e fotos do të jetë më e ulët.

Shënim

  • Nëse fotot nuk do të modifikohen me kompjuter, rekomandojmë që t'i regjistroni në format JPEG.
  • Nuk mund t'u shtoni regjistrim DPOF (radhë printimi) fotove në format RAW.