Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Flash Mode

Mund të caktoni modalitetin e blicit.

  1. MENU (Camera Settings) [Flash Mode] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

Flash Off:
Blici nuk punon.
Autoflash:
Ndizet në mjedise të errëta ose kur shkrepni drejt dritave të forta.
Fill-flash (cilësimi bazë):
Ndizet çdo herë që hapet diafragma.
Slow Sync.:
Ndizet çdo herë që hapet diafragma. Shkrepja me sinkronizim të ngadaltë mundëson shkrepjen e një fotoje të qartë, si të subjektit, ashtu edhe të sfondit, duke ngadalësuar shpejtësinë e diafragmës.
Rear Sync.:
Ndizet menjëherë përpara se të përfundojë ekspozimi, çdo herë që hapni diafragmën. Shkrepja me sinkronizim të pasmë mundëson shkrepjen e një fotoje natyrale të gjurmës së një subjekti në lëvizje, si p.sh. automjet në lëvizje ose person në ecje.
Wireless:
Kur përdorni blic me valë, efekti i hijezimit ofron një pamje më 3D të subjektit sesa kur përdorni blicin e lidhur. Ky modalitet vlen për rastet kur me produktin lidhni blic të jashtëm të telekomandueshëm (shitet veçmas) dhe kur shkrepni me blicin me valë (shitet veçmas), të vendosur larg produktit.

Shënim

  • Cilësimi bazë varet nga modaliteti i shkrepjes.
  • Modaliteti i disponueshëm i blicit varet nga modaliteti i shkrepjes.
  • Cilësimi i [Wireless] nuk mund të përdoret me blicin e brendshëm të kamerës.