Fotoaparat dixhital DSC-RX10

BULB

Mund të shkrepni foto gjurmëlënëse të lëvizjes së një subjekti me ekspozim të gjatë.

BULB është i përshtatshëm për shkrepje të gjurmëve të dritës, si p.sh. fishekzjarre.

  1. Caktoni graduesin e modaliteteve në M (Manual Exposure).
  2. Rrotulloni rrotullën e komandimit në drejtim orar derisa të shfaqet [BULB].
  3. Për të rregulluar fokusin shtypni butonin e diafragmës deri në gjysmë.
  4. Shtypni dhe mbani butonin e diafragmës për sa kohë zgjat shkrepja.
    Sapo të shtypet butoni i diafragmës, diafragma mbetet hapur.

Shënim

  • Duke qenë se shpejtësia e diafragmës bëhet e ngadaltë dhe ka gjasë të ndodhin më lehtë dridhje të kamerës, rekomandohet të përdorni trekëmbësh.
  • Sa më e gjatë koha e ekspozimit, aq më shumë zhurmë do të duket mbi fotografi.
  • Dobësimi i zhurmës ([Long Exposure NR]) do të kryhet pas shkrepjes për të njëjtën sasi kohe që diafragma qëndroi hapur. Por, nuk mund të shkrepni më gjatë kryerjes së dobësimit të zhurmës.
  • Nuk mund ta caktoni shpejtësinë e diafragmës në [BULB] në rastet e mëposhtme:
    • Kur aktivizohet funksioni [Smile Shutter].
    • Kur aktivizohet funksioni [Auto HDR].
    • Kur [Picture Effect] është caktuar në [HDR Painting] ose [Rich-tone Mono.].
    • Kur aktivizohet funksioni [Multi Frame NR].
    • Kur funksioni [Drive Mode] është caktuar në [Cont. Shooting], [Spd Priority Cont.] ose [Self-timer(Cont)].
    Nëse përdorni funksionet e mësipërme kur shpejtësia e diafragmës caktohet në [BULB], shpejtësia e diafragmës caktohet përkohësisht në 30 sekonda.

Këshillë

  • Fotot e shkrepura në modalitet [BULB] kanë prirjen të turbullohen. Rekomandohet të përdorni trekëmbësh ose telekomandues që mbështet multiterminale me funksion kyçjeje për butonin e diafragmës (shitet veçmas).