Scene Selection
Mundëson shkrepjen me cilësime të paracaktuara sipas skenës.
- Caktoni graduesin e modaliteteve në SCN (Scene Selection).
-
MENU → (Camera Settings) → [Scene Selection] → modaliteti sipas dëshirës.
- Kur [Mode Dial Guide] është caktuar në [On], mund të zgjidhni cilësimet e dëshiruara pasi të keni ndryshuar pozicionin e graduesit të modaliteteve.
Të dhëna të artikullit të menysë
- Portrait:
- Turbullon sfondin dhe qartëson subjektin. Thekson lehtë tonet e lëkurës.
- Sports Action:
- Shkrep subjektet në lëvizje me shpejtësi të lartë të diafragmës në mënyrë që subjekti të duket sikur është i palëvizshëm. Produkti shkrep vazhdimisht foto për sa kohë butoni i diafragmës mbahet shtypur.
- Macro:
- Shkrep subjektet nga afër, si p.sh. lule, insekte, ushqime apo sende të vogla.
- Landscape:
- Shkrep skenën në tërësinë e saj me fokus të qartë dhe ngjyra të ndezura.
- Sunset:
- Shkrep në gjithë bukurinë e vet ngjyrën e kuqe të perëndimit.
- Night Scene:
- Shkrep skena natën pa humbur atmosferën e errët.
- Hand-held Twilight:
- Shkrep skena natën me më pak zhurmë dhe turbullim pa nevojë trekëmbëshi. Këtu shkrepen një grup pozash dhe fotoja procesohet për të dobësuar turbullimin e subjektit, dridhjen e kamerës dhe zhurmën.
- Night Portrait:
- Shkrep portrete të skenave të natës me blic.
- Anti Motion Blur:
- Mundëson shkrepjen e pozave në mjedise të mbyllura pa përdorur blicin dhe dobëson turbullimin e subjektit. Produkti shkrep foto në grup dhe i kombinon për të krijuar foton me dobësim të turbullimit të subjektit dhe të zhurmës.
Shënim
- Në modalitetin [Hand-held Twilight] ose [Anti Motion Blur] diafragma tingëllon 4 herë dhe regjistrohet një fotografi.
- Nëse zgjidhni [Hand-held Twilight] ose [Anti Motion Blur] me [RAW] ose [RAW & JPEG], cilësia e fotos bëhet përkohësisht [Fine].
-
Dobësimi i turbullimit është më pak efikas edhe në modalitetet [Hand-held Twilight] ose [Anti Motion Blur] kur shkrepen subjekte si më poshtë:
- Subjekte me lëvizje të çrregullt.
- Subjektet që janë shumë pranë produktit.
- Subjektet me motive të vazhdueshme të ngjashme, si p.sh. qiell, plazh apo lëndinë.
- Subjektet me ndryshim të vazhdueshëm si p.sh. valë apo ujëvara.
- Në rastin e [Hand-held Twilight] ose të [Anti Motion Blur] mund të shfaqet zhurmë kuadratike nëse përdoret burim drite që dridhet, si p.sh. ndriçim fluoreshent.
- Distanca minimale deri ku mund të afroheni te subjekti nuk ndryshon edhe sikur të zgjidhni [Macro]. Për rrezen minimale brenda fokusit referojuni distancës minimale të objektivit që përdoret me produktin.
Këshillë
- Për të ndryshuar skenën, rrotulloni graduesin e komandimit në ekranin e shkrepjes dhe zgjidhni një skenë të re.