Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Sweep Panorama

Mundëson krijimin e një fotoje të njësuar panoramike nga disa poza të ndryshme në lëvizje panoramike të kamerës.

  1. Caktoni graduesin e modaliteteve në (Sweep Panorama).
  2. Drejtojeni kamerën nga subjekti për të cilin dëshironi të caktoni fokusin dhe ndriçimin.
  3. Ndërsa shtypni deri në gjysmë butonin e diafragmës, drejtojeni kamerën nga njëra anë e kompozicionit të dëshiruar panoramik.


    (A) Kjo pjesë nuk do të shkrepet.

  4. Shtypni butonin e diafragmës deri në fund.
  5. Lëvizni në fushën panoramike kamerën deri në fund të udhëzuesit në drejtimin e shigjetës në ekran.


    (B) Shiriti drejtues

Shënim

  • Në foton e përbërë do të shfaqet një pjesë në gri nëse nuk arrihet brenda kohës së caktuar i tërë këndi i pozës panoramike. Nëse ndodh kjo, lëvizeni produktin më shpejt për të shkrepur të gjithë fotografinë panoramike.
  • Nëse është zgjedhur [Wide] për [Panorama: Size], mund të mos kapet i gjithë këndi i pozës panoramike brenda kohës së dhënë. Nëse ndodh kjo provoni të shkrepni pas ndryshimit të [Panorama: Size][Standard].
  • Gjatë shkrepjes me Sweep Panorama, caktohet modaliteti i shkrepjes në grup dhe tingulli i diafragmës dëgjohet vazhdimisht derisa të pushojë shkrepja.
  • Duke qenë se bashkohen disa fotografi bashkë, zona e bashkimit mund të mos regjistrohet shtruar në disa raste.
  • Fotot mund të turbullohen në skena të errëta.
  • Nëse ka burim drite fluoreshente që dridhet, ndriçimi dhe ngjyra e fotove të bashkuara mund të mos jenë konsistente.
  • Nëse i gjithë këndi i pozës panoramike dhe këndi i kyçur nga AE/AF dallojnë së tepërmi për sa i përket ndriçimit dhe fokusimit, shkrepja mund të konsiderohet e pasuksesshme. Nëse ndodh kjo, ndryshoni këndin e kyçur nga AE/AF dhe shkrepni sërish.
  • Situatat e mëposhtme nuk i përshtaten shkrepjes me Sweep Panorama:
    • Subjekte në lëvizje.
    • Subjektet që janë shumë pranë produktit.
    • Subjektet me motive të vazhdueshme të ngjashme, si p.sh. qiell, plazh apo lëndinë.
    • Subjektet me ndryshim të vazhdueshëm si p.sh. valë apo ujëvara.
    • Subjektet me ndriçim tepër të ndryshëm nga rrethinat, si p.sh. diell apo llambë.
  • Shkrepja me Sweep Panorama mund të ndërpritet në rastet e mëposhtme:
    • Kur kamera lëviz shumë shpejt apo shumë ngadalë në fushën panoramike.
    • Subjekti është shumë i turbullt.

Këshillë

  • Graduesin e komandimit mund ta rrotulloni në ekranin e shkrepjes për të zgjedhur drejtimin e shkrepjes.