Filmimi
Mund të filmoni duke shtypur butonin MOVIE.
- Shtypni butonin MOVIE për të nisur filmimin.
Për të rregulluar shpejtësinë e diafragmës dhe vlerën e aperturës në cilësimet e dëshiruara, caktojeni modalitetin e shkrepjes në (Movie).
- Shtypni sërish butonin MOVIE për të ndaluar filmimin.
Shënim
- Nëse përdorni një funksion, si p.sh. zmadhimin, gjatë filmimit, do të regjistrohet zhurma e produktit gjatë punës. Tingulli i butonit MOVIE gjatë punës mund të regjistrohet gjithashtu kur shtypni butonin MOVIE për të ndaluar filmimin.
- Shkrepja e vazhdueshme është e mundur për rreth 29 minuta çdo herë, me cilësimet bazë të produktit dhe kur temperatura është afërsisht 25°C (77°F). Pas përfundimin të filmimit, mund ta rinisni duke shtypur sërish butonin MOVIE. Filmimi mund të ndalojë për të mbrojtur produktin në varësi të temperaturës së ambientit.