Karta e memories

Karta e memories


Karta e memories
Paraqitja në udhëzues
Memory Stick XC-HG Duo
Njësia "Memory Stick Duo"
Memory Stick PRO Duo
Memory Stick PRO-HG Duo
Memory Stick Duo
Memory Stick Micro (M2)
Njësia "Memory Stick Micro"
Memory Stick Micro (Mark2)
Kartë memorieje SD
Kartë SD
Kartë memorieje SDHC
Kartë memorieje SDXC
Kartë memorieje microSD
Kartë memorieje microSD
Kartë memorieje microSDHC
Kartë memorieje microSDXC

  • Produktet e mëposhtme janë testuar dhe vërtetuar se përdoren me kamerën tuaj.

  • Njësia "Memory Stick Duo": deri në 64 GB

  • Njësia "Memory Stick Micro": deri në 16 GB

  • Karta SD: deri në 64 GB

  • Kartë memorieje microSD: deri në 64 GB

  • Gjatë filmimeve rekomandohet përdorimi i kartave të mëposhtme të memories:

  • (Mark2) (Njësia "Memory Stick PRO Duo")

  • (Njësia "Memory Stick PRO-HG Duo")

  • (Mark2) (Njësia "Memory Stick Micro")

  • (Njësia "Memory Stick XC-HG Duo")

  • Karta SD (Kategoria 4 ose më e shpejtë)

  • Kartë memorieje microSD (Kategoria 4 ose më e shpejtë)

Shënime
  • Për të garantuar përdorim të qëndrueshëm të kartës së memories, rekomandojmë përdorimin e kësaj kamere për të formatuar çdo kartë memorieje që përdoret me këtë kamera për herë të parë. Vini re se formatimi do të fshijë të gjitha të dhënat e regjistruara në kartën e memories. Këto të dhëna nuk mund të rikuperohen. Sigurohuni që i keni rezervuar të dhënat e rëndësishme në kompjuter ose vend tjetër ruajtjeje.

  • Karta e memories e formatuar në kompjuter nuk është e garantuar që do të funksionojnë në kamera.

  • Shpejtësitë e leximit/regjistrimit të të dhënave ndryshojnë në varësi të kombinimit të kartës së memories dhe të pajisjes së përdorur.

  • Të dhënat mund të dëmtohen në rastet e mëposhtme:

  • Kur hiqet karta e memories ose kamera fiket gjatë veprimeve të leximit ose regjistrimit

  • Kur karta e memories përdoret në vende me ndikim elektrostatik apo interferencë elektrike

  • Rekomandojmë rezervimin e të dhënave të rëndësishme.

  • Mos ngjisni etiketa mbi kartën e memories as mbi përshtatësit e kartave të memories.

  • Mos i prekni kontaktet e kartës së memories me dorë apo me objekte metalike.

  • Mos e godisni, përthyeni apo hidhni kartën e memories.

  • Mos e zbërtheni apo modifikoni kartën e memories.

  • Mos e ekspozoni kartën e memories ndaj ujit.

  • Mos e lini kartën e memories pranë fëmijëve të vegjël. Mund ta gëlltisin aksidentalisht.

  • Fusni karta memorieje që i nxë foleja përkatëse e kartës. Përndryshe mund të shkaktoni defekt.

  • Mos e përdorni as mos e ruani kartën e memories në kushtet e mëposhtme:

  • Vende me temperaturë të lartë si pjesa e brendshme e nxehur e makinës së parkuar nën dritën direkte të diellit

  • Vende me ekspozim ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit

  • Vende me lagështirë apo ku ka të pranishme substanca gërryese

Shënim mbi përdorimin e përshtatësit të kartës së memories (shitet veçmas)

  • Kur futni kartë memorieje në përshtatës karte memorieje, sigurohuni që karta të futet në drejtimin e duhur, më pas futeni plotësisht. Futja e gabuar mund të rezultojë në defekt.

  • Kur përdorni njësi "Memory Stick Micro" ose kartë memorieje microSD, sigurohuni ta fusni në përshtatës të posaçëm karte memorieje.

Njësia "Memory Stick"

Llojet e njësive "Memory Stick Duo" që mund të përdoren me kamerën janë renditur në tabelën e mëposhtme. Por, puna konkrete nuk mund të garantohet për të gjitha funksionet e njësive "Memory Stick Duo".

Lloji i njësisë "Memory Stick"
Regjistrimit / Luajtja
Memory Stick XC-HG Duo
*2*3*4
Memory Stick Duo (pa MagicGate)
*1
Memory Stick Duo (me MagicGate)
*2
MagicGate Memory Stick Duo
*1*2
Memory Stick PRO Duo
*2*3
Memory Stick PRO-HG Duo
*2*3*4
Memory Stick Micro (M2)
*2
Memory Stick Micro (Mark2)
*2*3

*1 Nuk mbështetet transferim të dhënash në shpejtësi të lartë, nëpërmjet ndërfaqeje paralele.
*2 Njësia "Memory Stick Duo", njësia "MagicGate Memory Stick Duo", njësia "Memory Stick PRO Duo", njësia "Memory Stick PRO-HG Duo", njësia "Memory Stick XC-HG Duo", njësia "Memory Stick Micro" dhe njësia "Memory Stick Micro" (Mark2) janë të pajisura me funksionet MagicGate. MagicGate është teknologji mbrojtëse që shfrytëzon teknologji enkriptimi. Regjistrimi/luajtja e të dhënave që kërkojnë funksione MagicGate nuk mund të kryhet me kamera.
*3 Filmat e përmasave [1280x720] mund të regjistrohen.
*4 Kjo kamera nuk mbështet transferim të dhënash paralele prej 8 bitesh. Kryen të njëjtin transferim të dhënash paralele prej 4 bitesh si njësia "Memory Stick PRO Duo".

Kur përdorni njësi "Memory Stick Duo" me fole njësie "Memory Stick" më madhësi standarde

Mund të përdorni njësinë "Memory Stick Duo" duke e futur në përshtatësin e njësisë "Memory Stick Duo" (shitet veçmas).
Përshtatësi i njësisë "Memory Stick Duo"

Shënime mbi përdorimin e njësive "Memory Stick Micro" (shiten veçmas)

  • Ky produkt pajtohet me njësi "Memory Stick Micro" ("M2"). "M2" është shkurtim për njësi "Memory Stick Micro".

  • Për të përdorur njësi "Memory Stick Micro" me kamerën, sigurohuni të fusni njësinë "Memory Stick Micro" në përshtatës "M2" me madhësi për Duo. Nëse futni njësi "Memory Stick Micro" në kamera, pa përshtatës "M2" me madhësi për Duo, mund të mos keni mundësi ta hiqni nga kamera.

  • Mos e lini njësinë "Memory Stick Micro" pranë fëmijëve të vegjël. Mund ta gëlltisin aksidentalisht.