Rreth baterisë së brendshme të ringarkueshme rezervë

Kjo kamerë ka bateri të brendshme të ringarkueshme për ruajtjen e datës, orës dhe cilësimeve të tjera pavarësisht nëse është e ndezur ose jo.
Kjo bateri e ringarkueshme ngarkohet vazhdimisht gjatë gjithë kohës së përdorimit të kamerës. Sidoqoftë, nëse e përdorni kamerën vetëm për periudha të shkurtra, ajo shkarkohet gradualisht dhe nëse nuk e përdorni fare kamerën për rreth një muaj ajo shkarkohet gradualisht. Në këtë rast, sigurohuni ta ngarkoni baterinë e ringarkueshme përpara përdorimit të kamerës.
Megjithatë, edhe nëse bateria e ringarkueshme nuk ngarkohet, mund ta përdorni ende kamerën, por data dhe koha nuk do të tregohen.

Metoda e ngarkimit të baterisë së brendshme rezervë të ringakueshme

Fusni në kamera bateri që u ka mbetur energji e mjaftueshme dhe lëreni mënjanë të fikur për 24 orë a më tepër.