MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Lista e mesazheve të funksioneve të rrjetit

Cilësimet e rrjetit

  • Invalid XXX (*):

    Vlera e dhënë është e pasaktë ose e pavlefshme.

* XXX përfaqëson SSID, adresë IP, kod sigurie, maskë nënrrjeti, portëkalim bazë, DNS kryesore, DNS ose DNS dytësore.

Rrjeti i shtëpisë

  • Cannot connect:

    Marrësi nuk mund të lidhet me serverin e zgjedhur.

  • Cannot get info:

    Marrësi nuk mund të gjejë të dhëna mbi serverin ose materialet.

  • Cannot play:

    Marrësi nuk mund të luajë skedarë zanorë, pasi formati i skedarit nuk mbështetet, skedarët zanorë mund të kenë kufizime luajtjeje ose ka gabim leximi të të dhënave të skedarit.

  • Initialize:

    Marrësi po rivendos funksionin e rrjetit në vlerat e fabrikës.

  • No server is available:

    Në rrjet nuk ka server me të cilin të lidhet marrësi. Përpiquni të freskoni listën e serverëve.

  • No Track:

    Në dosjen e zgjedhur në server nuk ka skedarë që mund të luhen.

  • Feature currently unavailable.:

    U tentua të kryhej një veprim që është i ndaluar për momentin.

Shërbimet muzikore

  • Cannot connect:

    Marrësi nuk mund të lidhet me serverin e zgjedhur.

  • Cannot get info:

    Marrësi nuk mund të marrë materiale nga serveri.

  • Cannot play:
    • U përpoqët të luanit një skedar që nuk mund të luhet.
    • Marrësi nuk mund të luajë një shërbim ose stacion për shkak formati të pambështetur skedari ose kufizimesh luajtjeje.
  • Software update is required:

    Shërbimi nuk disponohet në versionin aktual të softuerit të marrësit.
    Vizitoni faqen e mëposhtme për më shumë të dhëna rreth përditësimit të softuerit:

    Faqet e mbështetjes për klientin

  • No service is available:

    Nuk ka ofrues shërbimi.

  • Not available:
    • Shërbimi i zgjedhur nuk disponohet.
    • U tentua të kryhej një veprim që nuk disponohet për momentin.
  • Feature currently unavailable.:

    U tentua të kryhej një veprim që është i ndaluar për momentin.