MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Lista e mesazheve pas matjeve të Auto Calibration

  • Code 30:
    Kufjet janë të lidhura në folenë PHONES te marrësi. Hiqni kufjet dhe rikryeni Auto Calibration.
  • Code 31:
    Altoparlantët përpara nuk janë zgjedhur si duhet. Zgjidhni altoparlantët e përparmë me anë të SPEAKERS dhe rikryeni Auto Calibration. Për hollësi mbi zgjedhjen e altoparlantëve të përparmë, shihni “Zgjedhja e altoparlantëve të përparmë.”
  • Code 32, Code 33:
    • Altoparlantët nuk u zbuluan ose nuk janë lidhur si duhet.
    • Nuk është lidhur asnjë nga altoparlantët e përparmë ose është lidhur vetëm një altoparlant përpara.
    • Altoparlanti rrethues majtas ose rrethues djathtas nuk është lidhur.
    • Një altoparlant rrethues mbrapa lidhet vetëm me folenë SPEAKERS SURROUND BACK/BI-AMP/FRONT HIGH/FRONT B R. Nëse lidhni vetëm një altoparlant rrethues mbrapa, lidheni me folenë SPEAKERS SURROUND BACK/BI-AMP/FRONT HIGH/FRONT B L.
    • Altoparlanti përpara lart majtas ose altoparlanti përpara lart djathtas nuk është lidhur.
    Mikrofoni i optimizuesit nuk është lidhur. Sigurohuni që mikrofoni i optimizuesit është lidhur siç duhet dhe rikryeni Auto Calibration.
    Nëse mikrofoni i optimizuesit është i lidhur si duhet, por kodi i gabimit vazhdon të shfaqet, kablloja e mikrofonit të optimizuesit mund të jetë e dëmtuar.
  • Warning 40:
    Procesi i matjes ka përfunduar dhe është zbuluar një nivel i lartë zhurme. Mund të arrini rezultate më të mira nëse e provoni sërish procesin në një ambient të qetë.
  • Warning 41, Warning 42:
    Hyrja nga mikrofoni është shumë e madhe.
    • Distanca midis altoparlantit dhe mikrofonit mund të jetë shumë e vogël. Vendosini më larg dhe rikryeni matjen.
  • Warning 43:
    Distanca dhe pozicioni i basit nuk mund të zbulohet. Kjo mund të shkaktohet nga zhurma. Provoni ta kryeni matjen në një ambient të qetë.
  • NO WARNING:
    Nuk ka asnjë informacion paralajmërues.