MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Marrja e transmetimeve RDS (vetëm për modelet e Evropës dhe të Australisë)

Marrësi mundëson përdorimin e Radio Data System (RDS), i cili bën të mundur që stacionet e radios FM (*) të dërgojnë informacion shtesë bashkë me sinjalin normal të programit. Marrësi ofron funksione praktike, si p.sh. shfaqjen e emrit të shërbimit të programit.

* Jo të gjitha stacionet FM ofrojnë shërbim RDS dhe as nuk ofrojnë të njëjtat lloje shërbimesh. Nëse nuk i njihni mirë shërbimet RDS në zonën tuaj, kontaktoni me stacionet e radiove lokale për detaje.

  1. Zgjidhni [Listen] - [FM TUNER] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni një stacion.

    Kur sintonizoheni në një stacion që ofron shërbime RDS, në ekranin e televizorit dhe panelin e ekranit shfaqet emri i shërbimit të programit.

Shënim

  • RDS mund të mos funksionojë siç duhet nëse stacioni ku jeni sintonizuar nuk e transmeton sinjalin RDS ose nëse fuqia e sinjalit është e dobët.
  • Disa shkronja që mund të shfaqen në ekranin e televizorit nuk mund të shfaqen në panelin e ekranit.

Sugjerim

  • Ndërkohë që shfaqet emri i shërbimit të programit, mund të kontrolloni frekuencën duke shtypur në mënyrë të përsëritur DISPLAY.