Kombinimi i pajisjeve të tjera me lidhje HDMI (“BRAVIA” Sync)
Duke lidhur me kabllo HDMI (nuk jepet) pajisjet Sony që mbështesin “BRAVIA” Sync, veprimet thjeshtohen si më poshtë:
- Përdorimi i menjëhershëm i burimit të hyrjes nga pajisja e lidhur (One-Touch Play)
- Përdorimi i zërit të televizorit nga altoparlantët e lidhur me marrësin (System Audio Control)
- Fikja e marrësit dhe pajisjeve të lidhura njëkohësisht me televizorin (System Power-Off)
- Zgjedhja automatike e cilësisë optimale të figurës dhe e fushës zanore (Scene Select)
- Home Theatre Control
- Përdorimi i menysë së marrësit me anë të telekomandës së televizorit (Remote Easy Control)
- Komandimi i pajisjeve MHL
Shënim
- Funksioni “One Touch Play”, “System Audio Control” dhe “System Power-Off” mund të përdoren me pajisje jo Sony. Megjithatë, nuk garantohet mbështetja për të gjitha pajisjet jo Sony.
- Funksionet “Scene Select” dhe “Home Theatre Control” janë funksione të patentuara nga Sony. Ato nuk punojnë me pajisje jo Sony.
- Pajisjet që nuk mbështeten me “BRAVIA” Sync nuk mund t'i aktivizojnë këto funksione.
- Funksioni Control for HDMI nuk punon në pajisje të lidhura me folenë HDMI OUT B në marrës (vetëm për STR-DN1050).
- Disa prej veprimeve mund të mbështeten kur lidhni pajisje MHL.