MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Lidhja e televizorit (për STR-DN1050)

Lidhja e televizorit me HDMI OUT ose MONITOR OUT . Marrësin mund ta komandoni me ndërfaqe grafike (GUI). Ndërfaqja grafike përdoret vetëm për HDMI OUT A dhe HDMI OUT B.

Sigurohuni që të shkëputni kordonin elektrik (rrjeti elektrik) përpara lidhjes së kabllove.

Lidhja e televizorit që mbështet funksionin Audio Return Channel (ARC) nëpërmjet lidhjes HDMI

Kablloja HDMI (nuk jepet)

Sony rekomandon përdorimin e kabllove të autorizuara HDMI ose të kabllove HDMI të prodhuara nga Sony.

Lidhja e televizorit që nuk mbështet funksionin Audio Return Channel (ARC) nëpërmjet lidhjes HDMI

Vijat e pandërprera tregojnë lidhjet e rekomanduara dhe vijat e ndërprera tregojnë lidhje alternative.

Kablloja optike dixhitale (nuk jepet)

Kablloja e zërit (nuk jepet)

Kablloja HDMI (nuk jepet)

Sony rekomandon përdorimin e kabllove të autorizuara HDMI ose të kabllove HDMI të prodhuara nga Sony.

Lidhja e televizorit pa fole HDMI

Vijat e pandërprera tregojnë lidhjet e rekomanduara dhe vijat e ndërprera tregojnë lidhje alternative.

Kabllo figure Component (nuk jepet)

Kablloja e figurës (nuk jepet)

Kablloja e zërit (nuk jepet)

Kablloja optike dixhitale (nuk jepet)

Shënim

  • Lidhni një monitor televizori ose projektor në folenë HDMI OUT ose MONITOR OUT të marrësit.
  • Në varësi të gjendjes të lidhjes mes televizorit dhe antenës (ajrore), figura në ekranin e televizorit mund të jetë e shformuar. Nëse ndodh kështu, vendoseni antenën (ajrore) më larg marrësit.
  • Kur lidhni kabllo dixhitale optike, futini fishat drejt derisa të dëgjohet zhurma kërcitëse e puthitjes në vend.
  • Mos i përthyeni dhe mos i lidhni kabllot dixhitale optike.

Sugjerim

  • Të gjitha foletë e zërit dixhital mbështesin frekuenca modulimi 32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz dhe 96 kHz.
  • Marrësi ka funksion konvertimi të figurës. Për hollësi, shihni “Funksioni për konvertimin e sinjaleve të figurës.”
  • Kur lidhni një televizor në marrës nëpërmjet foleve TV IN të marrësit, caktojeni folenë dalëse të televizorit në [Fixed] nëse mund të ndërrohet midis [Fixed] ose [Variable].