MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Zëri i besnikërisë së lartë (Pure Direct)

Mund të dëgjoni zë të besnikërisë së lartë nga të gjitha hyrjet, duke përdorur funksionin Pure Direct . Kur funksioni Pure Direct është i aktivizuar, paneli i ekranit fiket për të ulur zhurmën që ndikon në cilësinë e zërit.

  1. Zgjidhni [Sound Effects] - [Pure Direct] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [On].

Anulimi i Pure Direct

Funksioni Pure Direct do të anulohet kur veproni si më poshtë:

  • Zgjidhni [Off] në hapin 2.
  • Shtypni PURE DIRECT te marrësi.
  • Ndryshoni fushat zanore.
  • Ndryshoni cilësimin e skenës në televizor (Scene Select).
  • Ndryshoni cilësimin e [Equalizer], [Sound Optimizer], [Advanced Auto Volume] ose [Dynamic Range Compressor].

Shënim

  • [Equalizer], [Sound Optimizer], [Advanced Auto Volume] dhe [Dynamic Range Compressor] nuk punojnë kur zgjidhet funksioni Pure Direct.

Sugjerim

  • Mund të përdorni edhe butonin PURE DIRECT te marrësi për të aktivizuar ose çaktivizuar Pure Direct.
  • Mund dhe të zgjidhni [Pure Direct] te [Settings] - [Audio Settings] nga menyja kryesore.