MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Përdorimi i lidhjeve MHL (Mobile High-Definition Link)

MHL (Mobile High-Definition Link) është një ndërfaqe zëri dhe figure HD për lidhjen e celularëve dhe të pajisjeve portative me HDTV dhe me produkte të tjera shtëpiake argëtimi. MHL mund të mbështesë figurë 1080p HD dhe sinjale zëri dixhital si dhe të furnizojë njëkohësisht me energji celularin. Ai bën të mundur edhe komandimin e celularit dhe hapjen e materialeve të tij me telekomandën e televizorit dhe të produkteve të tjera të argëtimit shtëpiak.

Shënim

  • Pajisjet celulare që mbështesin MHL ngarkohen kur lidhen në foletë HDMI/MHL (VIDEO 2 IN) (*1), HDMI VIDEO 1 IN (MHL) (*1) ose HDMI VIDEO IN (MHL) (*2) të marrësit kur marrësi është ndezur ose kur marrësi është fikur ndërkohë që [Pass Through] është caktuar në [On] (*3) ose [Auto], ose [Network Standby] (*4) është caktuar në [On].

*1 Vetëm për STR-DN1050

*2 Vetëm për STR-DN850

*3 Vetëm për modelet e SHBA-së, Kanadasë, Meksikës dhe Australisë

*4 Vetëm modelet e SHBA-së dhe të Kanadasë