MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Përdorimi i lidhjeve HDMI

High-Definition Multimedia Interface (HDMI) është një ndërfaqe që transmeton sinjale figure dhe zëri në format dixhital. Lidhja e pajisjeve që mbështesin Sony “BRAVIA” Sync me anë të kabllove HDMI i thjeshton veprimet. Shihni "Kombinimi i pajisjeve të tjera me lidhje HDMI (“BRAVIA” Sync).”

Funksionet HDMI

  • Sinjalet e zërit dixhital të transmetuara nga HDMI mund të dalin nga altoparlantët e lidhur me marrësin. Ky sinjal mbështet Dolby Digital, DTS, DSD dhe Linear PCM. Për hollësi, shihni “Formatet e zërit dixhital të mbështetura nga marrësi.”
  • Marrësi mund të marrë PCM lineare shumëkanalëshe (deri në 8 kanale) me një frekuencë modulimi prej 192 kHz ose më pak nëpërmjet lidhjes HDMI.
  • Sinjalet e hyrjes analoge të figurës në folenë VIDEO të marrësit ose në foletë COMPONENT VIDEO mund të nxirren si sinjale HDMI (vetëm për STR-DN1050). Sinjalet e zërit nuk nxirren nga foletë HDMI OUT gjatë konvertimit të figurës.
  • Marrësi mbështet High Bitrate Audio (DTS-HD Master Audio, Dolby TrueHD), Deep Color (Deep Colour), “x.v.Color (x.v.Colour)” dhe transmetim 4K ose 3D.
  • Për të parë figurë 3D, lidhni televizor dhe pajisje shikimi dhe televizive që mbështesin 3D (luajtës Blu-ray Disc, regjistrues Blu-ray Disc, PlayStation 3 etj.) me marrësin me anë të kabllove HDMI me shpejtësi të lartë, vendosni syzet 3D dhe luani materiale që mbështesin 3D.
  • Për të përdorur figurë 4K (HDMI BD/DVD, GAME, SAT/CATV, VIDEO1), lidhni me marrësin një pajisje televizive apo shikimi (luajtës për disqe Blu-ray etj.) që mbështet 4K nëpërmjet kabllosh HDMI të shpejtësisë së lartë dhe luani materiale që mbështesin 4K (vetëm për STR-DN1050).

Shënim

  • Në varësi të televizorit ose të pajisjes së shikimit, figurat 4K ose 3D mund të mos shfaqen. Kontrolloni formatet e figurës HDMI që mbështeten nga marrësi.
  • Për hollësi drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të secilës pajisje të lidhur.