Kthimi në cilësimet bazë të fabrikës
Mund të pastroni të gjitha cilësimet e memorizuara dhe ta ktheni marrësin në cilësimet bazë të fabrikës duke kryer procedurën e mëposhtme. Kjo procedurë mund të përdoret edhe për ta nisur marrësin, përpara se ta përdorni për herë të parë.
Sigurohuni që të përdorni butonat në marrës për të kryer këtë veprim.
- Fikni marrësin.
- Mbani shtypur (ndezur/në pritje) te marrësi për 5 sekonda.
[CLEARING] shfaqet për pak kohë në panelin e ekranit dhe më pas ndryshon në [CLEARED!] .
Shënim
- Pastrimi i plotë i memories zgjat disa minuta. Mos e fikni marrësin derisa në panelin e ekranit të shfaqet [CLEARED!].