MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Luajtja e sinjaleve zanore me cilësi të lartë të zërit (Digital Legato Linear (D.L.L.))

Funksioni D.L.L. është teknologji e patentuar nga Sony, që mundëson luajtjen në cilësi të lartë të sinjaleve dixhitale dhe analoge të cilësisë së ulët të zërit.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Audio Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Digital Legato Linear].
  3. Zgjidhni cilësimin e dëshiruar.
    • Auto 1: Ky funksion disponohet për formatet e kompresuara me humbje cilësie dhe analoge të zërit.
    • Auto 2: Ky funksion disponohet për sinjalet Linear PCM, si dhe për formatet e kompresuara me humbje cilësie dhe analoge të zërit.
    • Off

Shënim

  • Ky funksion mund të mos punojë në disa materiale nëpërmjet pajisjes USB ose rrjetit të shtëpisë.
  • Ky funksion punon kur zgjidhet [2ch Stereo], [A.F.D. Auto], [Multi Stereo] ose [Headphone (2ch)]. Megjithatë, ky funksion nuk punon në rastet e mëposhtme:
    • Si hyrje është zgjedhur [FM TUNER] ose [AM TUNER].
    • Merren sinjale Linear PCM me frekuencë modulimi të ndryshme nga 44,1 kHz.
    • Merren sinjale Dolby Digital Plus, Dolby Digital EX, Dolby TrueHD, DTS 96/24, DTS-ES Matrix 6.1, DTS-HD Master Audio ose DTS-HD High Resolution Audio.