MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Përdorimi i figurës/zërit nga pajisja e lidhur

  1. Kalojeni hyrjen e televizorit te hyrja në të cilën është lidhur marrësi.
  2. Shtypni HOME.

    Menyja kryesore shfaqet në ekranin e televizorit.
    Në varësi të televizorit, mund të duhet pak kohë për të shfaqur menynë kryesore në ekranin e televizorit.

  3. Zgjidhni [Watch] ose [Listen] nga menyja kryesore.

    Lista e artikujve të menysë shfaqet në ekranin e televizorit.

  4. Zgjidhni pajisjen e dëshiruar.
  5. Ndizni pajisjen dhe nisni luajtjen.
  6. Shtypni +/– për të rregulluar volumin.

    Mund të përdorni edhe MASTER VOLUME te marrësi.

  7. Shtypni A.F.D./2CH, MOVIE ose MUSIC për të dëgjuar zërin rrethues.

    Mund të përdorni edhe A.F.D./2CH, MOVIE ose MUSIC te marrësi. Për hollësi shihni "Zgjedhja e fushës zanore (Sound Field).”

Shënim

  • Përpara se të fikni marrësin, sigurohuni që të ulni volumin për të shmangur dëmtimin e altoparlantëve.

Sugjerim

  • Mund të aktivizoni INPUT SELECTOR te marrësi ose shtypni butonat e hyrjes në telekomandë për të zgjedhur pajisjen që dëshironi.
  • Mund ta rregulloni volumin ndryshe me anë të çelësit MASTER VOLUME te marrësi ose me butonat +/– në telekomandë.
    Për të ngritur ose ulur shpejt volumin
    • Rrotullojeni shpejt çelësin.
    • Shtypni dhe mbani një nga butonat.
    Për të bërë rregullime të imëta
    • Rrotullojeni me ngadalë çelësin.
    • Shtypni një nga butonat dhe lëshojeni menjëherë.