MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Ndërrimi midis zërit dixhital dhe analog (Input Mode)

Kur i lidhni pajisje në foletë hyrëse të zërit dixhital dhe analog në marrës, mund ta rregulloni modalitetin e hyrjes së zërit në secilën pajisje ose të kaloni nga njëra te tjetra, në varësi të llojit të materialit që synoni të shikoni.

  1. Shtypni butonat e hyrjes për të zgjedhur hyrjen.
  2. Shtypni OPTIONS.
  3. Zgjidhni [Input Mode].
    • Auto: U jep përparësi sinjaleve të zërit dixhital. Nëse ka më shumë se një lidhje dixhitale, sinjalet e zërit HDMI kanë prioritet.
      Nëse nuk ka sinjale të zërit dixhital, zgjidhen sinjalet e zërit analog. Kur zgjidhet hyrja e televizorit, prioritet u jepet sinjaleve Audio Return Channel (ARC). Nëse televizori nuk mbështet funksionin ARC, zgjidhen sinjalet e zërit dixhital optik.
    • Optical: Specifikon hyrjen e sinjaleve të zërit dixhital në folenë OPTICAL.
    • Coaxial: Specifikon hyrjen e sinjaleve të zërit dixhital në folenë COAXIAL.
    • Analog: Specifikon hyrjen e sinjaleve të zërit analog në foletë AUDIO IN (L/R).

Shënim

  • Në varësi të hyrjes, [Input Mode] mund të zbehet në ekranin e televizorit dhe modalitetet e tjera nuk mund të zgjidhen.
  • Kur përdoret [2ch Analog Direct], hyrja e zërit caktohet në [Analog]. Nuk mund të zgjidhni modalitete të tjera.

Sugjerim

  • Mund të përdorni edhe INPUT SELECTOR te marrësi për të zgjedhur hyrjen në hapin 1.