Përdorimi i shërbimeve muzikore që ofrohen në internet
Me anën e këtij marrësi mund të dëgjoni shërbimet muzikore që ofrohen në internet.
Për të përdorur këtë funksion, marrësi duhet të jetë i lidhur me internetin.
Vizitoni faqen e mëposhtme për më shumë informacione rreth shërbimeve muzikore:
http://www.sonyentertainmentnetwork.com
Interneti
Rrugëzuesi
Shënim
- Mund t'ju duhet të regjistroni marrësin përpara se të përdorni disa prej shërbimeve muzikore. Për hollësi rreth regjistrimit, vizitoni faqen e mbështetjes ndaj klientit të ofruesit të shërbimit.
- Zgjidhni [Listen] - [Music Services] nga menyja kryesore.
Lista e ofruesve të shërbimit shfaqet në ekranin e televizorit. Nëse marrësi shfaq automatikisht shërbimin ose stacionin e zgjedhur, shtypni në mënyrë të përsëritur RETURN derisa të shfaqet lista e ofruesve të shërbimit.
- Zgjidhni shërbimin muzikor që dëshironi.
Shtypni RETURN për t'u kthyer në direktorinë e mëparshme.
Komandimi i shërbimeve muzikore me anë të telekomandës
- Ndryshimi i stacionit ose i shërbimit:
Shtypni RETURN për t'u kthyer tek lista e ofruesve të shërbimit dhe zgjidhni sërish shërbimin ose zgjidhni një shërbim tjetër.
Për t'u kthyer në ekranin e luajtjes, shtypni OPTIONS dhe zgjidhni [Now Playing]. - Përdorimi i funksioneve të ndryshme gjatë kohës që marrësi zgjedh ose luan një stacion ose shërbim:
Shtypni OPTIONS. Artikujt e shfaqur mund të ndryshojnë në varësi të artikullit ose direktorisë së zgjedhur. - Zgjedhja e opsioneve të shërbimit:
Gjatë zgjedhjes ose luajtjes së materialeve në shërbim, shtypni OPTIONS dhe zgjidhni [Service Options]. Opsionet e shërbimit mund të ndryshojnë në varësi të shërbimeve të zgjedhura.
Shënim
- Nëse shfaqet [No service is available], shtypni OPTIONS dhe zgjidhni [Refresh].
Sugjerim
- Marrësi shfaq shërbimin ose stacionin e fundit të zgjedhur kur funksioni kalo në shërbimet muzikore derisa të fiket marrësi.