MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Përdorimi i materialeve zanore të ruajtura në server në rrjetin e shtëpisë (DLNA)

Nëpërmjet marrësit mund të luani materiale zanore si DSD, FLAC, WAV, AAC, MP3 etj. të ruajtura në server në rrjetin e shtëpisë.

Serveri mund të ketë nevojë për konfigurimin e disa cilësimeve për t'i mundësuar marrësit të luajë materiale zanore nga serveri. Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit ose ndihmës të pajisjeve ose të aplikacioneve përkatëse.

Serveri

  1. Zgjidhni [Listen] - [Home Network] nga menyja kryesore.

    Lista e serverëve shfaqet në ekranin e televizorit.
    Nëse në ekranin e televizorit shfaqet elementi i fundit i zgjedhur (lista e luajtjes, album, dosje etj.), shtypni RETURN për t'u kthyer në listën e serverëve.
    Nëse [No server is available], shtypni OPTIONS dhe pastaj zgjidhni [Refresh] për të freskuar listën e serverëve.

  2. Zgjidhni serverin.

    Lista e materialeve shfaqet në ekranin e televizorit.

    Nëse serveri nuk disponohet, shtypni OPTIONS dhe pastaj zgjidhni [Refresh] për të freskuar listën e serverëve.

  3. Zgjidhni elementin që dëshironi (listë luajtjeje, album, dosje etj.).

    Përsëriteni këtë hap për të ngushtuar mundësitë derisa të shfaqet artikulli që kërkoni. Artikujt që shfaqen varen nga serveri ku jeni lidhur.

  4. Zgjidhni pjesën që dëshironi të dëgjoni.

    Fillon luajtja.

Shënim

  • Materialet zanore të mbrojtura me të drejta autori DRM (Digital Rights Management) nuk mund të luhen në këtë marrës.
  • Disa skedarë mund të mos luhen në këtë marrës.

Sugjerim

  • Nëse pajisja e serverit mbështet Wake-on-LAN , marrësi e ndez automatikisht serverin në hapin 2. Nëse serveri nuk mbështet Wake-on-LAN, ndizeni që më parë. Për hollësi rreth cilësimeve ose veprimeve Wake-on-LAN të serverit, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit ose ndihmës së serverit tuaj.
  • Nëse zgjidhni një dosje (si p.sh. dosje të artistit, të zhanrit etj.) dhe shtypni butonin , marrësi luan të gjithë artikujt në dosjen e zgjedhur.