MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Përdorimi i materialeve zanore të ruajtura në pajisje BLUETOOTH me lidhje me një prekje (NFC)

Mund të dëgjoni materiale zanore të ruajtura në pajisje BLUETOOTH me lidhje me një prekje me anë të funksionit NCF.

  1. Shkarkoni aplikacionin NFC Easy Connect në pajisjen celulare.

    Nuk është e nevojshme ta instaloni aplikacionin NFC Easy Connect nëse përdorni pajisje celulare që mbështet NFC dhe që ka të instaluar Android OS 4.1 e lart.

  2. Prekni shenjën te marrësi me pajisjen celulare.

  3. Kontrolloni që lidhja ka përfunduar dhe që [BT] është ndezur në panelin e ekranit.
  4. Nisni luajtjen në pajisjen BLUETOOTH.
  5. Rregulloni volumin.

    Fillimisht, rregulloni volumin e pajisjes BLUETOOTH. Nëse niveli i volumit është ende tepër i ulët, rregulloni nivelin e volumit të marrësit.

Celularët që mbështeten

Celularët me funksion NFC (që mbështet OS: Android 2.3.3 e lart)