Caktimi i kodekëve zanorë për BLUETOOTH (Bluetooth AAC/Bluetooth aptX)
Mund të aktivizoni dhe të çaktivizoni AAC (Advanced Audio Coding) ose zërin aptX.
- Shtypni BLUETOOTH te marrësi.
Mund të zgjidhni edhe [Listen] - [Bluetooth] nga menyja kryesore.
- Shtypni OPTIONS.
Shfaqet menyja e opsioneve.
- Zgjidhni [Bluetooth AAC] ose [Bluetooth aptX].
- Zgjidhni [On] ose [Off].
- On: Disponohet AAC dhe/ose zëri aptX.
- Off: Nuk disponohet AAC dhe/ose zëri aptX.
Shënim
- Mund të dëgjoni zë të cilësisë së lartë nëse aktivizohet AAC ose aptX.
- Kur ndryshoni këtë cilësim, pajisja BLUETOOTH shkëputet automatikisht nga marrësi.
Sugjerim
- Mund të zgjidhni [Bluetooth AAC] ose [Bluetooth aptX] te [Settings] - [Bluetooth Settings] nga menyja kryesore.