MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Telekomanda

Përdorni telekomandën e dhënë për komandimin e marrësit.

  1. (ndezur/në pritje)
    Ndez marrësin ose e cakton në modalitet pritjeje.

    Kursimi i energjisë në modalitet pritjeje

    Kurseni energji duke e konfiguruar marrësin si më poshtë:
    • Caktoni [Control for HDMI], [Pass Through], [Network Standby] (vetëm për modelet e SHBA-së dhe të Kanadasë) dhe [Bluetooth Standby] në [Off].
    • Fikni marrësin në zonën 2 (vetëm për STR-DN1050).
  2. Butonat e hyrjeve
    Zgjidhni pajisjen që dëshironi të përdorni.
    Marrësi ndizet kur shtypni një nga butonat e hyrjes.
  3. CUSTOM PRESET
  4. A.F.D./2CH, MOVIE, MUSIC
    Zgjidhni një fushë zanore.
  5. AMP MENU
    Shfaq menynë për të komanduar marrësin.
  6. , ///
  7. OPTIONS
    Shfaqni dhe zgjidhni artikuj nga menytë e opsioneve.
  8. HOME
    Shfaq menynë e pajisjes së dëgjimit/shikimit që komandohet aktualisht nga telekomanda.
  9. /, (*),
    Anashkaloni, luani, ndërpritni, ndaloni veprimin.
    PRESET+/
    Zgjidhni stacionet ose kanalet e paracaktuara.
  10. + (*)/-
    Rregulloni nivelin e volumit të të gjithë altoparlantëve njëherësh.
  11. HDMI OUTPUT
    Këmben daljen e dy monitorëve të lidhur në foletë HDMI OUT A dhe HDMI OUT B (vetëm për STR-DN1050).
    Aktivizon/çaktivizon daljen për HDMI TV OUT (vetëm për STR-DN850).
  12. WATCH, LISTEN Zgjidhni [Watch] ose [Listen] drejtpërdrejt në menynë kryesore. Kur shtypni këta butona në ekranin Watch apo Listen, mund të lëvizni fokusin për të zgjedhur hyrjen e dëshiruar.
  13. DISPLAY
    Shfaqni të dhëna në panelin e ekranit.
  14. RETURN
    Kthehet në menynë e mëparshme ose del nga menyja apo guida që shfaqet në ekranin e televizorit.

  15. Fik përkohësisht zërin. Shtypni sërish butonin për të rikthyer zërin.

* Funksioni dhe + kanë pika të prekshme. Përdorini pikat e prekshme si referencë kur përdorni marrësin.

Shënim

  • Shpjegimet e mësipërme shërbejnë si shembuj.
  • Në varësi të modelit të pajisjes së lidhur, disa funksione të shpjeguara në këtë seksion mund të mos punojnë me telekomandën e dhënë.