MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Kur janë lidhur kufje

Mund ta zgjidhni këtë fushë zanore vetëm kur kufjet lidhen me marrësin.

Headphone (2ch) (HP 2CH) :
Ky modalitet zgjidhet automatikisht nëse përdorni kufjet (përveç nëse zgjidhet [2ch Analog Direct]). Burimet standarde stereo 2-kanalëshe e anashkalojnë plotësisht procesimin e fushës zanore dhe formatet shumëkanalëshe rrethuese miksohen në 2 kanale, përveç sinjaleve LFE.
Headphone (Direct) (HP DIRECT) :
Ky modalitet zgjidhet automatikisht nëse përdorni kufje kur është zgjedhur [2ch Analog Direct].
Ky modalitet nxjerr sinjale analoge pa procesim sipas balancuesit, fushës zanore etj.