MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Modaliteti për filma

Mund të keni zë rrethues thjesht duke zgjedhur një prej fushave të paraprogramuara zanore të marrësit. Ato sjellin në shtëpinë tuaj zërin emocionues dhe të fuqishëm të kinemasë.

HD-D.C.S.:
HD Digital Cinema Sound (HD-D.C.S.) është teknologjia e re novatore e sistemeve të kinemasë për shtëpi nga Sony, e cila përdor teknologjitë më bashkëkohore të procesimit të sinjaleve dixhitale dhe akustike. Bazohet në të dhënat e përpikta të matjes së reagimit nga studio masterizimi.
Me këtë modalitet, mund të shihni në shtëpi filma Blu-ray dhe DVD, jo vetëm me cilësi të lartë të zërit, por edhe me atmosferën e përshtatshme akustike, ashtu siç ka qenë qëllimi i inxhinierit të zërit të filmit në procesin e masterizimit.
  • Dynamic: Ky cilësim është i përshtatshëm për një ambient kumbues, por që i mungon ndjesia e hapësirës (ku përthithja e zërit nuk është e mjaftueshme). Ai thekson pasqyrimin e zërit dhe riprodhon zërin e një kinemaje të madhe klasike. Kështu forcohet ndjesia e hapësirës së një studioje regjistrimi të zërit dhe krijohet një fushë e veçantë zanore.
  • Theater: Ky cilësim është i përshtatshëm për një dhomë të zakonshme ndenjjeje. Ai riprodhon rezonancën e zërit si në kinema (studio regjistrimi). Është më i përshtatshmi për të parë materiale të regjistruara në Blu-ray Disc, kur dëshironi të krijoni atmosferë kinemaje.
  • Studio: Ky cilësim është i përshtatshëm për dhomë ndenjeje me pajisjet e duhura zanore. Ai riprodhon rezonancën kur burimi zanor i filmit është miksuar për Blu-ray Disc në volum të përshtatshëm për përdorim në shtëpi. Niveli i pasqyrimit dhe i rezonancës së zërit mbahet në minimum, ndërkohë që dialogët dhe efektet rrethuese riprodhohen me gjallëri.
PLII Movie:
Kryen dekodim Dolby Pro Logic II të modalitetit për filma. Ky cilësim është ideal për filmat e koduar me Dolby Surround. Përveç kësaj, ky modalitet mund të riprodhojë zë në format 5.1-kanalësh kur shikohet figurë me dublim ose filma të vjetër.
PLIIx Movie:
Kryen dekodim Dolby Pro Logic IIx të modalitetit të filmit. Ky cilësim zgjeron Dolby Pro Logic II Movie ose Dolby Digital 5.1 në 7.1-kanalësh të përkushtuar për filma.
Neo:6 Cinema (Neo:6 CIN):
Kryen dekodim të modalitetit DTS Neo:6 Cinema. Burimet e regjistruara në format 2-kanalësh përforcohen deri në 7 kanale.