Përdorimi i materialeve zanore nga iTunes ose iPhone/iPad/iPod nëpërmjet rrjetit (AirPlay)
Mund të luani materiale zanore në iPhone, iPad, iPod touch ose iTunes Library në kompjuter me këtë marrës nëpërmjet rrjetit me valë.
Kompjuter
iPhone/iPad/iPod touch
- Prekni/shtypni ikonën në ekranin e iPhone/iPad/iPod ose në dritaren e iTunes.
- Zgjidhni [STR-DN1050] or [STR-DN850] në menynë AirPlay të iTunes ose të iPhone/iPad/iPod.
- Filloni të luani materiale zanore në iPhone/iPad/iPod ose në iTunes.
Komandimi i luajtjes me AirPlay
Mund të përdorni +/–, , , , butonat e telekomandës kur marrësi zgjidhet si pajisja dalëse.
Shënim
- Përditësojini iPhone/iPad/iPod ose iTunes në versionit më të fundit përpara se t'i përdorni me këtë marrës.
- Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes tuaj për hollësi rreth përdorimit të iPhone/iPad/iPod, iTunes ose AirPlay.
Sugjerim
- Nëse luajtja nuk fillon, rikryeni procesin nga hapi 1.
- Emri i pajisjes i shfaqur në menynë AirPlay mund të jetë i ndryshëm. Për të konfirmuar ose redaktuar emrin e pajisjes, shihni “Caktimi i emrit për marrësin (Device Name).”
- Nga marrësi mund të dalë zë shumë i lartë nëse e caktoni të tillë në iPhone/iPad/iPod ose iTunes.
- Mund të mos jetë e mundur të lidhet niveli i volumit të iPhone/iPad/iPod ose iTunes me nivelin e volumit të marrësit.