Regjistrimi i një pajisjeje TV SideView me marrësin
Marrësin mund ta kontrolloni me anë të përdorimit të bllokut të prekjes së pajisjes celulare, tabletës etj. me TV SideView të instaluar. Duhet të regjistroni pajisjen celulare me marrësin si pajisje telekomanduese (vetëm herën e parë).
- Zgjidhni [Settings] - [Network Settings] nga menyja kryesore.
- Zgjidhni [TV SideView Setup].
- Zgjidhni [Registration of Devices].
- Zgjidhni [Start].
Marrësi fillon të diktojë pajisjet TV SideView.
Përdorni pajisjen TV SideView për t'u regjistruar. Kini parasysh se marrësi do ta ndërpresë regjistrimin nëse nuk diktohen pajisje brenda 30 sekondave.
- Zgjidhni [Finish].
Kontrolli/fshirja e pajisjeve të regjistruara
Për hollësi, shihni subjektet e mëposhtme:
Shënim
- Në listën e pajisjeve mund të regjistrohen deri në pesë pajisje TV SideView. Pajisja nuk mund të shtohet nëse në listë janë regjistruar pesë pajisje. Në këtë rast, fshini pajisjet e panevojshme nga lista.
- Për të nisur luajtjen DLNA nga pajisja TV SideView, pajisja duhet të ketë mundësi të komandojë marrësin në [DLNA Control Permission]. Për hollësi, shihni “Caktimi i lejeve për komandim për të gjitha pajisjet në rrjetin e shtëpisë (DLNA Control Permission).”
Sugjerim
- Shkarkojeni TV SideView në një prej shërbimeve të mëposhtme sipas pajisjes tuaj celulare:
- Google Play (për pajisje celulare me Android OS)
- App Store (për iPhone ose iPad)