MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Një server nuk shfaqet në listën e serverëve. (Në ekranin e televizorit shfaqet [No server is available].)

  • Mund ta keni ndezur këtë marrës përpara se të keni ndezur serverin. Freskoni listën e serverëve.
  • Sigurohuni që rrugëzuesi/pikëhyrja me valë LAN është ndezur.
  • Serveri mund të ketë nevojë për disa cilësime për të pranuar lidhjen nga marrësi. Konfirmoni që serveri është konfiguruar saktë. Konfirmoni që marrësit i lejohet të marrë muzikë të transmetuar nga serveri.
  • Konfirmoni që marrësi dhe serveri janë lidhur saktë me rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN. Kontrolloni të dhënat e cilësimeve të rrjetit.
  • Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të rrugëzuesit/pikëhyrjes me valë LAN dhe kontrolloni opsionin Multicast. Provoni të aktivizoni/çaktivizoni opsionin Multicast në rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN.
  • Nëse serveri është softuer në kompjuter, konfirmoni konfigurimin e murit mbrojtës dhe cilësimet e softuerit të sigurisë.