MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850
Nuk mund të lidhet me rrjetin.
- Kontrolloni nëse kablloja LAN është lidhur me marrësin kur doni të lidhni marrësin me rrjetin nëpërmjet lidhjeje LAN me kabllo.
- Kontrolloni nëse kablloja LAN është shkëputur nga marrësi kur doni të lidhni marrësin me rrjetin nëpërmjet lidhjeje LAN me valë.
- Kontrolloni të dhënat e rrjetit. Nëse shfaqet [Not Connected], konfiguroni sërish lidhjen e rrjetit.
- Nëse sistemi lidhet me rrjet me valë, lëvizini marrësin dhe rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN më pranë njëri-tjetrit dhe rikryeni konfigurimin.
- Sigurohuni që të përdorni rrugëzues/pikëhyrje me valë LAN.
- Sigurohuni që rrugëzuesi/pikëhyrja me valë LAN të jetë ndezur.
- Kontrolloni cilësimet e rrugëzuesit/pikëhyrjes me valë LAN dhe kryeni konfigurimin sërish. Për hollësi rreth cilësimeve të pajisjeve, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjeve.
- Rrjetet me valë influencohen nga rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga furrat me mikrovalë dhe pajisjet e tjera. Lëvizeni marrësin larg këtyre pajisjeve.