MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Mënyra 3: Konfigurimi i lidhjes së rrjetit duke zgjedhur një pikëhyrje (mënyra Access Point Scan)

Për konfigurimin e rrjetit me anë të kësaj mënyre lidhjeje, do t'ju kërkohet të zgjidhni ose të jepni të dhënat e mëposhtme. Kontrolloni paraprakisht të dhënat e mëposhtme.

Shënim

  • Kjo mënyrë lidhjeje kërkon të dhëna si emrin e rrjetit (SSID) (*1) të rrugëzuesit/pikëhyrjes me valë LAN dhe kodin e sigurisë (fjalëkalimin) (*2) për rrjetin.

    *1 SSID (Service Set Identifier) është emri që identifikon një pikëhyrje të caktuar.

    *2 Ky informacion duhet të jepet nga etiketa mbi rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN, nga udhëzimet e përdorimit, nga personi që kreu konfigurimin e rrjetit me valë ose nga informacioni i dhënë nga ofruesi i shërbimit të internetit.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Network Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Internet Settings].
  3. Zgjidhni [Wireless] (*).

    Pamja për zgjedhjen e mënyrës së përftimit të adresës IP shfaqet në ekranin e televizorit.

    * Nuk mund të zgjidhni [Wireless] nëse ka kabllo LAN të lidhur me marrësin.

  4. Zgjidhni [Access Point Scan].

    Shfaqet një listë e SSID-ve (pikëhyrjeve) të disponueshme.

  5. Zgjidhni emrin (SSID) e rrjetit që dëshironi.

    Cilësimi i sigurisë shfaqet në ekranin e televizorit.

  6. Jepni kodin e sigurisë (kodin WEP, WPA/WPA2) me anë të tastierës virtuale. Shtypni /// dhe për të zgjedhur germat një nga një, pastaj zgjidhni [Enter] për të konfirmuar kodin e sigurisë.
    Pamja për zgjedhjen e mënyrës së përftimit të adresës IP shfaqet në ekranin e televizorit.
  7. Zgjidhni [Auto].
  8. Zgjidhni [OK].

    Marrësi nis lidhjen me rrjetin. Për hollësi, drejtojuni mesazheve që shfaqen në ekranin e televizorit.
    Pasi kryhen cilësimet e rrjetit, [] ndizet në panelin e ekranit.

Nëse përdorni adresë statike IP

Zgjidhni [Manual] në hapin 7. Në ekranin e televizorit shfaqet pamja e dhënies së adresës IP.
Jepni vlerën për [IP Address] duke përdorur tastierën virtuale. Shtypni /// dhe për të zgjedhur germat një nga një, pastaj zgjidhni [Enter] për të konfirmuar vlerën.
Jepni vlerat për [Subnet Mask], [Default Gateway], [Primary DNS] dhe [Secondary DNS], pastaj zgjidhni [Next].

Shënim

  • Pamja e cilësimit të sigurisë e hapit 6 nuk shfaqet nëse rrjeti juaj nuk është i siguruar me enkriptim (me kod sigurie).

Sugjerim

  • Shihni [Information] kur kontrolloni cilësimet e rrjetit.