MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Mënyra 2: Konfigurimi i rrjetit me valë me anë të mënyrës së konfigurimit të kodit PIN WPS

Mund të konfiguroni një lidhje duke dhënë kodin PIN (Personal Identification Number) WPS të marrësit, në rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN për të autentikuar lidhjen midis pajisjeve.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Network Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Internet Settings].
  3. Zgjidhni [Wireless] (*).

    * Nuk mund të zgjidhni [Wireless] nëse ka kabllo LAN të lidhur me marrësin.

  4. Zgjidhni [Manual Registration].
  5. Zgjidhni [WPS PIN].

    Shfaqet një listë e SSID-ve (pikëhyrjeve) të disponueshme.

  6. Zgjidhni emrin (SSID) e rrjetit që dëshironi.

    Kodi PIN i marrësit (8 shifra) shfaqet në ekranin e televizorit. Lëreni të shfaqur kodin PIN deri sa të kryhet lidhja. (Sa herë e kryeni këtë veprim shfaqet kod tjetër PIN.)

  7. Jepni kodin PIN të marrësit në rrugëzuesin/pikëhyrjen me valë LAN.

    Marrësi nis lidhjen me rrjetin. Për hollësi, drejtojuni mesazheve që shfaqen në ekranin e televizorit.
    Pasi kryhen cilësimet e rrjetit, [] ndizet në panelin e ekranit.

Shënim

  • SSID-të që nuk mbështesin WPS PIN do të shfaqen të zbehta dhe nuk mund të zgjidhen në hapin 5.

Sugjerim

  • WPS (Wi-Fi Protected Setup) është një standard i krijuar nga Wi-Fi Alliance që mundëson konfigurimin e thjeshtë dhe të sigurt të rrjetit me valë.
  • Shihni [Information] kur kontrolloni cilësimet e rrjetit.
  • Për hollësi rreth dhënies së kodit PIN te rrugëzuesi/pikëhyrja me valë LAN, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të rrugëzuesit/pikëhyrjes me valë LAN.