MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Zgjedhja e një mënyre lidhjeje me valë në LAN

Mund të zgjidhni mënyrën më të përshtatshme për sistemin tuaj të rrjetit nga katër mënyrat e lidhjes në rrjet. Konfirmoni paraprakisht sistemin tuaj të rrjetit.

Nëse rrugëzuesi/pikëhyrja juaj me valë LAN mbështet mënyrë konfigurimi me buton WPS (Wi-Fi Protected Setup).

Nëse rrugëzuesi/pikëhyrja juaj me valë LAN ka buton të caktuar WPS, shihni subjektin e mëposhtëm:

Mënyra 1: Konfigurimi i rrjetit me valë me anë të mënyrës së konfigurimit me buton WPS

Nëse rrugëzuesi/pikëhyrja juaj me valë LAN mbështet mënyrë konfigurimi me kod PIN WPS

Nëse keni pikëhyrje që mbështet lidhje me kod PIN (Personal Identification Number) WPS, shihni subjektin e mëposhtëm:

Mënyra 2: Konfigurimi i rrjetit me valë me anë të mënyrës së konfigurimit të kodit PIN WPS

Nëse konfiguroni lidhje rrjeti duke kërkuar për pikëhyrje.

Mund të kërkoni për pikëhyrjet e disponueshme që janë të konfiguruara paraprakisht dhe të zgjidhni emrin e rrjetit (SSID) nga rezultatet e kërkimit. Për hollësi, shihni subjektin e mëposhtëm:

Mënyra 3: Konfigurimi i lidhjes së rrjetit duke zgjedhur një pikëhyrje (mënyra Access Point Scan)

Nëse lidheni me pikëhyrje të re

Mund të shtoni dhe të lidheni me pikëhyrje të re duke dhënë manualisht emrin e rrjetit (SSID) dhe kodin e sigurisë (kodin WEP ose WPA) pa përdorur mënyrën WPS. Për hollësi, shihni subjektin e mëposhtëm:

Mënyra 4: Konfigurimi i një lidhjeje rrjeti duke shtuar pikëhyrje të re (mënyra e konfigurimit manual)