MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850
Nuk del zë nga një pajisje e caktuar.
- Kontrolloni nëse pajisja është lidhur saktë me foletë përkatëse të hyrjes së zërit.
- Kontrolloni nëse kabllot e përdorura për lidhjen janë futur plotësisht në foletë e marrësit dhe të pajisjes.
- Kontrolloni cilësimin e Input Mode.
- Kontrolloni nëse pajisja është lidhur saktë me folenë përkatëse HDMI.
- Cilësimet HDMI të disa pajisjeve të luajtjes duhet të konfigurohen. Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit që vijnë me çdo pajisje.
- Sigurohuni të përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë kur shikoni figura ose dëgjoni zërin, veçanërisht për transmetime 1080p, Deep Color (Deep Colour), 4K ose 3D.
-
Zëri mund të mos dalë nga marrësi kur në ekranin e televizorit shfaqet ndërfaqja GUI. Shtypni HOME për të çaktivizuar GUI-në.
- Sinjalet e zërit (formati, frekuenca e modulimit, numri i bitëve etj.) që transmetohen nga një fole HDMI mund të pengohen nga pajisja e lidhur. Kontrolloni konfigurimin e pajisjes së lidhur nëpërmjet kabllos HDMI nëse figura është e dobët ose nëse zëri nuk del fare nga pajisja.
- Kur pajisja e lidhur nuk mbështet teknologjinë mbrojtëse të së drejtës së autorit (HDCP), figura dhe/ose zëri që del nga foleja HDMI OUT mund të shtrembërohet ose mund të mos dalë. Në rast të tillë, verifikoni specifikimet e pajisjes së lidhur.
- Caktojeni rezolucionin e figurës së pajisjes së luajtjes në më shumë se 720p/1080i për të shijuar zë të cilësisë të lartë (DTS-HD Master Audio, Dolby TrueHD).
- Mund të nevojitet konfigurimi në disa cilësime të caktuara i rezolucionit të figurës të pajisjes së luajtjes përpara se të mund të përdorni DSD dhe Multi Channel Linear PCM. Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes së luajtjes.
- Sigurohuni që televizori mbështet funksionin System Audio Control.
- Nëse televizori nuk e ka funksionin System Audio Control, caktoni [Audio Out] në menynë HDMI Settings në:
- [TV+AMP] nëse dëshironi ta dëgjoni zërin nga altoparlanti i televizorit dhe marrësi.
- [AMP] nëse dëshironi ta dëgjoni zërin vetëm nga marrësi.
- Kur e lidhni marrësin me një pajisje shikimi (projektor etj.), marrësi mund të mos ketë zë. Në këtë rast, caktoni [Audio Out] në [AMP] në menynë HDMI Settings.
- Nuk mund të dëgjoni zërin e një pajisjeje të lidhur me marrësin, kur hyrja e televizorit është zgjedhur në marrës.
- Sigurohuni ta ndryshoni hyrjen e marrësit në HDMI nëse dëshironi të shikoni program në pajisjen e lidhur me marrësin nëpërmjet lidhjes HDMI.
- Ndryshoni kanalin e televizorit nëse dëshironi të shikoni transmetim televiziv.
- Sigurohuni të zgjidhni pajisjen ose hyrjen e saktë kur shikoni program nga një pajisje e lidhur me televizorin. Drejtojuni seksionit për këtë veprim në udhëzimet e përdorimit të televizorit.
- Nuk ka dalje zëri kur përdoret [2ch Analog Direct]. Përdorni fushë tjetër zanore.
- Kur përdorni funksionin Control for HDMI, nuk mund të komandoni pajisjet e lidhura me anë të telekomandës së televizorit.
- Disa pajisje dhe televizori duhet të konfigurohen. Drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me secilën pajisje dhe televizorin.
- Ndryshoni hyrjen e marrësit në hyrjen HDMI të lidhur me pajisjen.
- Kontrolloni që fisha e zgjedhur e hyrjes së zërit dixhital nuk i është caktuar një hyrjeje tjetër.