MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DN1050/STR-DN850

Instalimi i altoparlantëve

Marrësi mundëson përdorimin e fonisë deri në 7.2-kanalëshe (7 altoparlantë dhe dy altoparlantë bas).

Më poshtë disa shembuj tipikë konfigurimi të fonisë.

Foni 5.1-kanalëshe

Për zë rrethues shumëkanalësh kinemaje, ju duhen pesë altoparlantë (dy të përparmë, një qendror dhe dy rrethues) dhe një bas.

Foni 7.1-kanalëshe me altoparlantë rrethues mbrapa

Mund të përftoni luajtje të cilësisë së lartë zëri të regjistruar me DVD ose Blu-ray në format 6.1-kanalësh ose 7.1-kanalësh.

Foni 7.1-kanalëshe me altoparlantë lart përpara

Për efekte zanore vertikale duke lidhur dy altoparlantë të tjerë të lartë të përparmë.

Shënim

  • Nuk mund të përdorni njëkohësisht altoparlantët e pasmë rrethues dhe altoparlantët e përparmë të lartë.