MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DH750/STR-DH550

Zëri i qartë në volum të ulët (Night Mode)

Ky funksion bën të mundur që të keni një ambient si në kinema në nivele të ulëta volumi. Kur shikoni një film natën vonë, mund ta dëgjoni qartë dialogun edhe në nivel të ulët volumi. Ky funksion mund të përdoret me fusha të tjera zanore.

  1. Zgjidhni [Settings] - [Audio Settings] nga menyja kryesore.
  2. Zgjidhni [Night Mode].
  3. Zgjidhni [On] ose [Off].

Shënim

  • Ky funksion nuk punon kur zgjidhet [Analog Direct].

Sugjerim

  • Mund të aktivizoni dhe çaktivizoni funksionin Night Mode me anë të NIGHT MODE te marrësi.
  • Kur aktivizohet Night Mode, basi, altoja dhe nivelet e efekteve rriten dhe [D.Range Comp.] caktohet automatikisht në [On].