MARRËS AV SHUMËKANALËSHSTR-DH750/STR-DH550

Nga altoparlantë të caktuar nuk dëgjohet zë ose dëgjohet vetëm zë shumë i ulët.

  • Lidhni një palë kufje me folenë PHONES për të verifikuar nëse nga kufjet del zë. Nëse nga kufjet del vetëm një kanal, pajisja mund të mos jetë lidhur saktë me marrësin. Kontrolloni që të gjitha kabllot të jenë futur plotësisht në foletë e marrësit dhe të pajisjes.
    Nëse nga kufjet dalin të dy kanalet, altoparlanti i përparmë mund të mos jetë lidhur saktë me marrësin. Kontrolloni lidhjen e altoparlantit të përparmë që nuk nxjerr zë.
  • Sigurohuni që ta keni lidhur me të dyja foletë L dhe R të një pajisjeje analoge, sepse pajisja analoge kërkon të dyja lidhjet L dhe R. Përdorni kabllo zëri (nuk jepet).
  • Rregulloni nivelin e altoparlantit.
  • Kontrolloni nëse cilësimet e altoparlantëve janë të duhurat për konfigurimin me anë të [Auto Calibration] ose [Speaker Pattern] në menynë Speaker Settings. Më pas kontrolloni nëse zëri del siç duhet nga çdo altoparlant me anë të [Test Tone] në menynë Speaker Settings.
  • Disa disqe nuk kanë asnjë informacion Dolby Digital Surround EX. Në këtë rast, zëri mund të mos dalë nga disa altoparlantë.
  • Kontrolloni nëse basi është lidhur mirë dhe saktë.
  • Sigurohuni që e keni ndezur basin.
  • Në varësi të fushës së zgjedhur të zërit, zëri nuk do të jetë i disponueshëm nga basi.
  • Nuk ka zë nga basi kur të gjithë altoparlantët janë caktuar në [Large] dhe [Neo:6 Cinema] (*) ose kur është zgjedhur [Neo:6 Music] (*).

* Vetëm për STR-DH750