Smart Remote Embedded
Mund të përdorni celularin si telekomandë të produktit dhe për shkrepje të fotove statike. Fotot statike të shkrepura nëpërmjet telekomandës dërgohen nga produkti te celulari. Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin "PlayMemories Mobile" nga dyqani i aplikacioneve në celular.
- MENU → (Application) → [Application List] → [Smart Remote Embedded].
- Kur produkti është gati për lidhje, te produkti shfaqet një dritare informuese. Lidhni celularin dhe produktin sipas atij informacioni.
- Mënyrat e cilësimit të lidhjes ndryshojnë mes celularëve.
- Kontrolloni kompozicionin e fotos në ekranin e celularit dhe shtypni butonin e diafragmës (A) në celular për të shkrepur foton.
- Përdorni butonin (B) për të ndryshuar cilësime të tilla si [EV], [Self-Timer] dhe [Review Check].
Shënim
- Ky produkt ndan informacionet e lidhjes për [Smart Remote Embedded] me pajisje që ka leje për t'u lidhur. Nëse dëshironi të ndryshoni pajisjen që ka leje për t'u lidhur me produktin, rivendosni informacionin e lidhjes duke ndjekur këto hapa. MENU → (Wireless) → [SSID/PW Reset]. Pas rivendosjes së informacionit të lidhjes, duhet ta regjistroni sërish celularin.