Superior Auto
Produkti njeh dhe vlerëson automatikisht kushtet e shkrepjes dhe cilësimet e duhura konfigurohen në mënyrë automatike.
Produkti mund të shkrepë shumë foto dhe të krijojë foto të përbërë etj., duke përdorur më shumë cilësime shkrepjeje se sa në modalitetin automatik inteligjent për të regjistruar foto me cilësi më të lartë.- Vendosni graduesin e modalitetit në (Modaliteti automatik).
-
MENU → (Camera Settings) → [Auto Mode] → [Superior Auto].
- Kur [Mode Dial Guide] është vendosur në [On], mund të zgjidhni cilësimet e dëshiruara pasi të keni ndryshuar pozicionin e graduesit të modaliteteve.
-
Drejtojeni kamerën nga subjekti.
Kur kamera njeh skenën, shfaqet ikona e njohjes së skenës në ekran. Nëse është e nevojshme, shfaqet edhe funksioni i duhur i shprepjes për skenën e njohur dhe numri i lirimeve të diafragmës.
-
Rregulloni fokusimin dhe shkrepni foton.
Kur kamera shkrep shumë imazhe, ajo zgjedh dhe ruan automatikisht imazhin e duhur. Mund të ruani gjithashtu të gjitha imazhet duke cilësuar [S. Auto Img. Extract.].
Shënim
- Kur produkti përdoret për të krijuar foto të përbëra, procesi i regjistrimit kërkon më shumë kohë se zakonisht.
- Produkti nuk do ta njohë skenën kur përdorni funksione zmadhimi të ndryshme nga zmadhimi optik.
- Produkti mund të mos e njohë skenën nën kushte të caktuara shkrepjeje.
- Kur [Quality] është vendosur në [RAW] ose [RAW & JPEG], produkti nuk mund të krijojë foto të përbërë.