Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Mbi pastrimin

Pastrimi i objektivit

  • Mos përdorni solucion pastrimi që përmban tretës organikë, si p.sh. hollues ose benzinë.
  • Gjatë pastrimit të sipërfaqes së objektivit, hiqni pluhurin me fryrëse ajri që qarkullon në treg. Në rast pluhuri që ngjit në sipërfaqe, fshijeni me një leckë të butë ose kartëpecetë të lagur pak me solucion për pastrimin e objektivit. Fshijeni me lëvizje spirale nga qendra drejt pjesës së jashtme. Mos spruconi solucion për pastrimin e objektivit drejtpërdrejt në sipërfaqen e objektivit.

Pastrimi i trupit të kamerës

Mos prekni pjesët e produktit brenda montimit të objektivit, si p.sh. kontaktin e sinjalit të objektivit. Për të pastruar mbajtësen e objektivit, përdorni një fryrës* të disponueshëm në treg, për të fryrë çdo pluhur.

*Mos përdorni fryrës të llojit me spërkatje sepse mund të shkaktojë defekt.

Pastrimi i sipërfaqes së produktit

Pastrojeni sipërfaqen e produktit me një leckë të butë pak të njomur me ujë dhe më pas fshijeni sipërfaqen me një leckë të thatë. Për të evituar dëmtimin e finiturës ose të kasës:

  • Mos e ekspozoni produktin ndaj produkteve kimike si p.sh. hollues, benzinë, alkool, pëlhura kimike, ilaçe kundër insekteve, insekticide ose krem kundër diellit.
  • Mos e prekni produktin me ndonjë prej materialeve të mësipërme në dorë.
  • Mos e lini produktin në kontakt me objekte gome ose vinili për kohë të gjata.

Pastrimi i ekranit

  • Nëse vaji ose kremi i duarve nga duart tuaja etj. mbetet në ekran, veshja fillestare mund të hiqet lehtësisht. Fshijeni vajin ose kremin e duarve sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Veshja mund të gërvishtet nëse e fshini fort ekranin me kartëpecetë etj.
  • Nëse ekrani ndotet nga shenjat e gishtave ose pluhuri, hiqeni me kujdes pluhurin nga sipërfaqja dhe më pas pastrojeni ekranin me një leckë të butë etj.