Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Masat paraprake

Rezervimi i kartave të memories

Të dhënat mund të dëmtohen në rastet e mëposhtme. Sigurohuni të rezervoni të dhënat për ruajtje.

  • Kur hiqet karta e memories ose produkti fiket gjatë veprimeve të leximit ose regjistrimit.
  • Kur karta e memories përdoret në vende me ndikim elektrostatik apo interferencë elektrike.

Krijimi i një skedari-databazë fotografish

Nëse futni kartë memorieje që nuk përmban skedar-databazë fotografish në produkt dhe e ndizni këtë të fundit, produkti do të krijojë automatikisht skedarin-databazë të fotografive duke përdorur një pjesë të kapacitetit të kartës së memories. Procesi mund të kërkojë ca kohë dhe nuk do të mund ta përdorni produktin derisa të përfundojë.
Nëse ndodh ndonjë gabim i skedarit-databazë të fotografive, eksportoni të gjitha fotot në kompjuter me anë të "PlayMemories Home" dhe më pas formatoni kartën e memories nëpërmjet produktit.

Mos e përdorni/ruani produktin në vendet e mëposhtme

  • Në vende shumë të nxehta, të ftohta ose të lagështa
    Në vende të tilla si p.sh. në automjet të parkuar në diell - trupi i kamerës mund të deformohet dhe kjo mund të shkaktojë defekt.
  • Ruajtja nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose pranë një ngrohësi
    Trupi i kamerës mund të deformohet ose të çngjyroset dhe kjo mund të shkaktojë defekt.
  • Në vende ku ka dridhje të forta shkundëse
  • Pranë vendeve me fusha të forta magnetike
  • Në vende me rërë ose pluhur
    Kini kujdes të mos lini rërën apo pluhurin të hyjë në produkt. Kjo mund të shkaktojë defekt të produktit dhe, në disa raste, ky defekt mund të jetë i pariparueshëm.

Rreth temperaturave ku mund të përdoret

Produkti është projektuar për përdorim në temperatura nga 0°C deri 40°C (32°F dhe 104°F). Nuk rekomandohet regjistrimi në vende jashtëzakonisht të ftohta ose të nxehta që tejkalojnë këtë diapazon.

Rreth kondensimit të lagështirës

  • Nëse produkti sillet menjëherë nga një vend i ftohtë në një vend të ngrohtë, mund të kondensohet lagështirë nga brenda ose nga jashtë. Ky kondensim i lagështirës mund të shkaktojë defekt të produktit.
  • Nëse ndodh kondensim i lagështirës, fikeni produktin dhe prisni rreth një orë që lagështira të avullojë. Kini parasysh se nëse përpiqeni të shkrepni me lagështirë brenda objektivit, nuk do të mund të shkrepni foto të qarta.

Rreth funksioneve që disponohen me produktin

Ky udhëzues përshkruan funksionet e pajisjeve që mbështesin 1080 60i dhe 1080 50i. Për të kontrolluar nëse produkti mbështet 1080 60i ose 1080 50i, kontrolloni për shenjat e mëposhtme në fund të produktit.

  • Mbështet 1080 60i: 60i
  • Mbështet 1080 50i: 50i

Shënime për kohën gjatë qëndrimit në avion

  • Në avionë, caktoni [Airplane Mode][On].

Mbi mbështetjen për të dhënat e fotove

Ky produkt pajtohet me DCF (rregullin e projektimit për sistemin e skedarëve për kamera) me standardin universal të përcaktuar nga JEITA (Japan Electronics and Information Technology Industries Association).

  • Nuk garantohet luajtja në pajisje të tjera e fotove të regjistruara me produktin tënd dhe luajtja në produktin tënd e fotove të regjistruara ose të redaktuara me pajisje të tjera.

Shënime mbi luajtjen e filmimeve në pajisje të tjera

  • Ky produkt përdor MPEG-4 AVC/H.264 High Profile për regjistrim në format AVCHD. Për këtë arsye, filmat e regjistruar në format AVCHD me këtë produkt nuk mund të luhen në pajisjet si më poshtë.
    • Pajisjet e tjera që mbështesin formatin AVCHD që nuk mbështesin High Profile
    • Pajisjet që nuk mbështesin formatin AVCHD

    Ky produkt përdor gjithashtu MPEG-4 AVC/H.264 Main Profile për regjistrim në format MP4. Për këtë arsye, filmat e regjistruar në format MP4 me këtë produkt luajini në pajisje që mbështesin MPEG-4 AVC/H.264.

  • Disqet e regjistruara me cilësi figure HD (rezolucion i lartë) mund të luhen vetëm në pajisje që mbështesin formatin AVCHD.
    Luajtësit ose regjistruesit me bazë DVD-je nuk mund të luajnë disqe me cilësi figure HD, pasi nuk mbështesin formatin AVCHD. Gjithashtu, luajtësit ose regjistruesit me bazë DVD-je mund të mos luajnë disqe me cilësi figure HD të regjistruara në format AVCHD.

Rreth ekranit dhe objektivit

  • Ekrani është prodhuar me teknologji të përpikërisë tejet të lartë, në mënyrë që mbi 99,99% e pikëzave të jenë operative për përdorim efikas. Por, mund të qëllojnë pika të vogla të zeza dhe/ose të shndritshme (të bardha, të kuqe, blu ose të gjelbra në ngjyrë) që shfaqen në mënyrë të vazhdueshme në ekran. Këto pika janë normale gjatë procesit të prodhimit dhe nuk ndikojnë në asnjë mënyrë mbi figurën.
  • Ekspozimi i ekranit ose i objektivit ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit për periudha të gjata kohe mund të shkaktojë defekt. Bëni kujdes kur e vendosni produktin pranë dritareve apo në mjedise të jashtme.
  • Mos e shtypni ekranin. Ekrani mund të çngjyroset dhe kjo mund të shkaktojë defekt.
  • Fotot mund të lënë gjurmë lëvizjeje nëpër ekran në mjedise të ftohta. Kjo nuk tregon defekt.
  • Nëse mbi ekran bien pika uji apo lëngjesh të tjera, fshijeni me një copë të butë. Nëse ekrani qëndron i lagur, sipërfaqja mund të ndryshojë apo të përkeqësohet. Kjo mund të shkaktojë defekt.
  • Përveç kësaj, fillimisht monitori mund të jetë më i errët se zakonisht.
  • Sigurohuni të mos e godisni objektivin as të mos ushtroni forcë mbi të.

Shënime mbi hedhjen apo transferimin e këtij produkti personave të tjerë

  • Kryeni [Setting Reset] për të rivendosur të gjitha cilësimet.
  • Fshini të gjitha fytyrat e regjistruara në produkt.