Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Krijimi i disqeve Blu-ray

Mund të krijoni disqe Blu-ray nga filma AVCHD të importuar në kompjuter. Kompjuteri duhet të ketë mundësinë e krijimit të disqeve Blu-Ray. Mund të përdoren disqe BD-R (jo të riregjistrueshëm) ose BD-RE (të riregjistrueshëm). Nuk mund të kryhen filmime me disa sesione. Për të krijuar disqe Blu-ray me anë të "PlayMemories Home", sigurohuni të instaloni softuerin e posaçëm shtesë. Për hollësi, shihni adresën vijuese:

http://support.d-imaging.sony.co.jp/BDUW/

Për ta instaluar, kompjuteri duhet të jetë i lidhur me internetin. Për veprime të hollësishme, shihni ndihmën e "PlayMemories Home".

Shënim

  • Për të luajtur disk Blu-ray të krijuar duke përdorur filmimet në [60p 28M(PS)]/[50p 28M(PS)], duhet të përdorni pajisje që përputhet me versionin e formatit AVCHD. 2.0.