Dërgimi i fotove drejt celularëve Android (ndarje me NFC One-touch)
Me vetëm një të prekur, mund ta lidhni këtë produkt me një celular Android që mbështet NFC dhe të dërgoni foton e shfaqur në ekranin e produktit drejtpërdrejt në telefon.
- Aktivizoni funksionin NFC të celularit.
- Shfaqni vetëm një foto në produkt.
- Prekni celularin me produktin.
Produkti dhe celulari lidhen dhe "PlayMemories Mobile" niset automatikisht në celular, dhe më pas fotoja e shfaqur dërgohet në celular.
- Përpara se ta prekni celularin, anuloni funksionet e fjetjes dhe të kyçjes së ekranit të celularit.
- Funksioni NFC disponohet vetëm kur (shenja N) shfaqet në produkt.
- Prekni celularin me produktin për 1-2 sekonda derisa "PlayMemories Mobile" të hapet.
- Për të transferuar dy ose më shumë foto, zgjidhni MENU → (Wireless) → [Send to Smartphone] për të zgjedhur fotot. Pas shfaqjes së ekranit të kryerjes së lidhjes, përdorni NFC për të lidhur produktin dhe celularin.
Rreth "NFC"
NFC është një teknologji që mundëson komunikim me valë me rreze të shkurtër mes pajisjeve të ndryshme, siç janë celularët ose etiketat IC etj. NFC e bën më të thjeshtë komunikimin e të dhënave me një prekje të vetme në pikën e caktuar të prekjes.
Shënim
- Mund të zgjidhni madhësinë e fotos që do të dërgoni në celular nga [Original], [2M], ose [VGA].
Për të ndryshuar madhësinë e fotos, drejtojuni hapave vijues.
- Për celularë Android
Nisni "PlayMemories Mobile" dhe ndryshoni madhësinë e fotos nëpërmjet [Settings] → [Copy Image Size]. - Për iPhone/iPad
Zgjidhni "PlayMemories Mobile" në menynë e cilësimeve dhe ndryshoni madhësinë e fotos nëpërmjet [Copy Image Size].
- Për celularë Android
- Fotot RAW konvertohen në format JPEG gjatë dërgimit.
- Nëse Image Index shfaqet te produkti, nuk mund t'i transferoni fotot me anë të funksionit NFC.
- Nëse nuk mund të krijoni lidhjen, kryeni veprimet si vijon:
- Nisni "PlayMemories Mobile" në celular dhe lëvizeni celularin ngadalë drejt (shenja N) të produktit.
- Nëse celulari është i futur në kapak, hiqeni.
- Nëse produkti është i futur në kuti, hiqeni.
- Konfirmoni që funksioni NFC është i aktivizuar në celular.
- Kur [Airplane Mode] është caktuar në [On], nuk mund ta lidhni produktin dhe celularin. Vendoseni [Airplane Mode] në [Off].
- Nuk mund të dërgoni filma në format AVCHD.