Send to Smartphone
Mund të transferoni foto statike drejt celularit dhe t'i shikoni atje. Shkarkoni dhe instaloni në celular aplikacionin "PlayMemories Mobile" nga dyqani i aplikacioneve.
- MENU → (Wireless) → [Send to Smartphone] → cilësimi i dëshiruar.
- Nëse shtypni butonin (Send to Smartphone) në modalitet luajtjeje, shfaqet ekrani i cilësimit për [Send to Smartphone].
- Nëse produkti është gati për transferimin, te produkti shfaqet një dritare informuese. Lidhni celularin dhe produktin sipas atij informacioni.
Mënyra e caktimit për lidhjen e celularit me produktin ndryshon në varësi të celularit.
Të dhëna të artikullit të menysë
Select on This Device:
Zgjedh në produkt foton që do të transferohet te celulari.
(1) Zgjidhni ndërmjet [This Image], [All Still Images on Date]/[All Movie(MP4) on Date], [All Images on This Date] ose [Multiple Images].
(2) Nëse zgjidhni [Multiple Images], zgjidhni fotot e dëshiruara me anë të në rrotullën e komandimit dhe shtypni MENU → [Enter].
Select on Smartphone:
Shfaq në celular të gjitha fotot e regjistruara në kartën e memories së produktit.
Shënim
- Mund të zgjidhni madhësinë e fotos që do të dërgoni në celular nga [Original], [2M] ose [VGA].
Për të ndryshuar madhësinë e fotos, drejtojuni hapave vijues.
- Për celularë Android
Nisni "PlayMemories Mobile" dhe ndryshoni madhësinë e fotos nëpërmjet [Settings] → [Copy Image Size]. - Për iPhone/iPad
Zgjidhni "PlayMemories Mobile" në menynë e cilësimeve dhe ndryshoni madhësinë e fotos nëpërmjet [Copy Image Size].
- Për celularë Android
- Disa foto mund të mos shfaqen në celular, në varësi të formatit të regjistrimit.
- Fotot RAW konvertohen në format JPEG gjatë dërgimit.
- Nuk mund të dërgoni filma në format AVCHD.
- Ky produkt ndan informacionet e lidhjes për [Send to Smartphone] me një pajisje që ka leje për t'u lidhur. Nëse dëshironi të ndryshoni pajisjen që ka leje për t'u lidhur me produktin, rivendosni informacionin e lidhjes duke ndjekur këto hapa. MENU → [Wireless] → [SSID/PW Reset]. Pas rivendosjes së informacionit të lidhjes, duhet ta regjistroni sërish celularin.
- Kur [Airplane Mode] është vendosur në [On], nuk mund ta lidhni produktin dhe celularin. Vendoseni [Airplane Mode] në [Off].