Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

New Folder

Krijon dosje të re në kartën e memories. Dosja e re krijohet me një numër më të madh dosjeje sesa numri më i madh i dosjes që është përdorur aktualisht. Fotot ruhen në dosjen e sapokrijuar. Një dosje për fotot statike dhe një dosje për filmimet MP4 që kanë të njëjtin numër krijohen njëkohësisht.

  1. MENU(Setup) → [New Folder].

Shënim

  • Kur fusni në produkt kartë memorieje që është përdorur me pajisje tjetër dhe shkrepni foto, mund të krijohet automatikisht një dosje e re.
  • Mund të ruhen deri në 4000 foto në total në një dosje. Kur tejkalohet kapaciteti i dosjes, mund të krijohet automatikisht një dosje e re.